Dridhjet e tokës që qytetarët e Ohrit dhe turistët i lanë pa gjumë, janë befasuese madje edhe për vetë ekspertët. Drejtori i Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji Mihaill Gareski në debatin e mbrëmshëm në Klik Plus theksoi se këto dukuri nuk janë karakteristike për rajonin e Ohrit.
“Dridhjet që u paraqitën para goditjes kryesore dhe këto që tani po ndodhin, janë pak si të larta dhe janë karakteristike për goditje më të rënda – do të kisha thënë, deri në 6 ballë sipas shkallës së Rihterit”, tha Mihail Gareski, drejtor i IITS.
Dridhjet në rajonin e Ohrit mund që në masë të madhe t’i dëmtojnë përmendoret dhe trashëgiminë kulturore të qytetit. Megjithatë, arkitekturat e vjetër e qytetit nuk është në rrezik, konsideron Donka Barxhieva Trajkovska, kryetare e qendrës për trashëgimi kulturore.
“Më së shumti kam frikë për ato objekte në të cilat tanimë janë ndërmarrë aktivitete konservuese me aplikimin e materialeve të reja. Ne nuk dimë se si këto materiale do të reagojnë sepse nuk janë plotësisht adekuate ndaj sistemit dhe materialeve të vjetra ndërtimore që janë përdorur në objekte”, tha Donka Barxhieva Trajkovska, Kryetare e qendrës për trashëgimi kulturore.
Maja Moraçanin e cila është një nga aktivistet më të zëshme për mbrojtjen e statusit të Ohrit në UNESCO, thotë se patjetër të mbrohet trashëgimia natyrore dhe kulturore që ekziston në këtë rajon.
“Besoj se nuk do të ketë pasoja më katastrofike dhe se gjendja do të shkojë drejt qetësimit. Gjithashtu dëshiroj të besoj se kjo dukuri natyrore nuk do ta dëmtojë trashëgiminë tonë”, tha Maja Moraçanin, DOM.
Rajoni i veriut të Galiçicës është rajon sizmik aktiv nga data 18 qershor, me mbi 1000 dridhje të regjistruara që atëherë. Lëkundja më e fuqishme u regjistrua para katër ditëve me fuqi prej 5.1 ballë sipas shkallës së Rihterit.