Tetëmbëdhjetë raste të reja me Kovid-19 në Kërçovë

Tetëmbëdhjetë persona të ri të infektuar me koronavirus , kurse pesë janë shëruar, tregojnë të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë për Kërçovën. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid 19 në këtë komunë ka arritur 219 persona, nga të cilët 133 janë aktiv, 77 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur.

StrugaLajm

“Sot kemi një numër vërtet të madh madje 18 persona të infektuar të ri dhe të gjithë ata trajtohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekut amë, dhe natyrisht janë në izolim. Për fat të mirë, ne kemi pesë persona të shëruar nga koronavirusi”, informon Dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit Komunal të Krizave në Kërçovë.StrugaLajm

Ai bëri apel serioz deri te qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...