Tetova Sot:Ziadin Sela ti kërkojë falje Ali Ahmetit

Kriza ndër partnerët e koalicionit që u nxit nga fushata e ashpër zgjedhore dhe në veçanti vrazhdësia e deklaratave të Zijadin Selës ndaj Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, por edhe dhe koaliconimi i tij me VMRO DPMNE dhe Besa, solli deri tek përplasja e madhe dhe mundësia e rikomponimit të Qeverisë shkruan Tetova Sot.

Në një deklaratë të vetën, Kryeministri Zaev u shpreh i dëshpëruar nga koalicionimi i Selës me VMRO dhe Besën në zgjedhjet lokale ka paralajmëruar që me ose pa Selën, qeveria reformuese do të vijoj sepse i ka numrat e mjaftueshëm.

Ngjashëm, edhe Ali Ahmeti shprehu shqetësim nga deklaratat e paarsyeshme të Selës i cili akuzoi Ahmetin për atentat ndaj tij më 27 prill, ndërsa Zaevin e quajti dictator dhe LSDM-në vrastare, kurse popullin maqedonas kanibal.StrugaLajm

Si pasojë e shpifjeve ndaj Ahmetit, deputetet e BDI thonë që në asnjë mënyrë nuk do të votojnë për ministrin e ri të Shëndetësisë nëse ai do të jetë nga radhët e partisë së Ziadin Selës gjersa ky i fundit mos të kërkojë falje ndaj Ali Ahmetit për akuzat e çmendura. “Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Ziadin Selës, pasi ai më këmbëngulje insiston se Ahmeti ka porositur atentatin e 27 prillit në Kuvend. Sela ka bërë koalicion me VMRO DPMNE dhe Besa, andaj dhe vet është rreshtuar në krahët e opozitës. Prandaj, Deputetët e BDI-së nuk do të votojnë ministrin e Aleancës në asnjë mënyrë. Aleanca nuk ka bartur kurrfarë përgjegjësie politike në qeveri, as ka kontribuar në gjuhën shqipe, as edhe reformat në qeveri. Ajo qe dy muaj nuk është në qeveri. Por, nuk vërehet mungesa e tyre, pasi nuk vërehet as edhe prania e tyre në qeveri”,ka thënë funksionar i lartë i BDI-së për TetovaSot.StrugaLajm

Deputetët theksojnë që anëtarësia e tyre, por edhe qytetarët shqiptar presin që Ziadin Sela t’i kërkojë falje Ali Ahmetit për akuzat e pabaza propagandistike e më pas do të shqyrtojnë mundësinë nëse do ta përkrahin mbetjen e Aleancës në Qeveri a po jo. Pa votat e deputetëve të BDI, edhe nëse kandidatin e Selës e votojnë LSDM, Besa dhe Alenaca, përsëri nuk arrin dot të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur sepse ato bashkë përbëjnë vetëm 56 deputet, ndërsa nevojiten 61.(Tetova Sot)

In : Aktuale

Loading...
loading...