Zaevi takoi Selën, BDI mund të mos e votojë ministrin e ASH-së

Zaevi, Ahmeti dhe Sela matin forcat e veta para marrëveshjes finale për përbërjen dhe ndarjen e resorëve në “Ilindenska”. “Zaevi dhe Sela u takuan dhe biseduan, por tani për tani nuk ka detaje rreth asaj se çfarë janë dakorduar. Do të shohim, është herët që të preudikojmë çfarë masa do të ndërmarrim nëse deputetët e BDI-së nuk votojnë për ministrin nga Aleanca”, deklaroi për “Post.mk” një funksionar i lartë të LSDM-së. Nga BDI-ja mbeten në pozitën se nuk do të votojnë për kuadrot e Aleancës, pasi Sela publikisht e akuzoi Ahmetin për tentim vrasjeje më datën 27 prill. “Ziadin Sela t’i kërkojë falje Ahmetit. Nëse kërkon falje, do të mendojmë nëse meriton të jetë pjesë e Qeverisë dhe nëse do të votojmë për ndonjë kandidat të tij për ministër, i cili më parë duhet ta marrë dritën jeshile nga ana jonë. Edhe Zaevi, edhe Aleanca varen prej votave tona që Qeveria të mbijetojë, veçanërisht nëse për ministrin e Aleancës nuk voton VMRO-DPMNE-ja. Siç po qëndrojnë gjërat tani, Sela mund të ketë ministër vetëm me votat e VMRO-DPMNE-së, sepse LSDM-ja, Aleanca dhe BESA kanë 56 vota”, thotë për post.mk një funksionar i lartë i BDI-së. Një pjesë e deputetëve që i konsultoi “Post.mk” pohojnë se vështirë do të votojnë për kuadrot e Aleancës, pasi Sela doli me akuzimet e tmerrshme ndaj Ahmetit. Dihet vetëm se vendimin e fundit për këtë çështje do ta sjellin organet partiake e BDI-së. “A do të përkrahim ndonjë ministër nga Aleanca, do të vendosë Kryesia Qendrore e BDI-së. Grupi i deputetëve do ta respektojë vendimin e organit partiak”, deklaroi deputeti Xhevat Ademi. Nga partia e Selës nuk arritëm të marrim ndonjë përgjigje lidhur me atë se çfarë është dakorduar me Zaevin dhe nëse lideri i Aleancës do të kërkojë falje nga Ahmeti. Sela më parë tanimë ka pohuar se mbetet në koalicionin qeveritar, dhe se së shpejti do ta publikojë propozimin për ministër nga radhët e tyre. Sela disa herë publikisht e akuzoi Ahmetin se së bashku me VMRO-DPMNE-në janë përgjegjës për dhunën që ndodhi në Kuvend më 27 prill, si dhe për tentim të tyre që ta likuidojnë Selën. Pas kësaj akuze u ashpërsuan marrëdhëniet midis BDI-së dhe Aleancës. Ahmeti në një konferencë për shtyp e shprehu brengosjen e tij për shkak të akuzimeve të Selës, se ai qëndron prapa tentimit për likuidimit të tij fizik.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...