BLENDI PETROL
Aktuale

Tezja shkon të marrë mbesën në shkollë por e gjen duke qarë, rrah mësuesen

Një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9 vjeçare “Nimete Progonati” në qytetin e Memaliajt.

43 vjeçarja M.H. është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambjentet e shkollës. Shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9 vjeçare në klasën e 3-të prej mësueses M.H, raporton oranews.

Tezja e fëmijës kishte shkuar të merrte fëmijën nga shkolla ndërkohë që u ndesh me të qarat dëshpëruese të mbesës së saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit të sotëm mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e fëmijës, të shkonte tek mësuesja dhe aty të ndizej debati që degjeneroi me përdorimin e dhunës ndaj mësueses në krye të detyrës.

U desh ndërhyrja e stafit të mësuesve që ngjarja të pushonte me kaq. Mësuesja ka shkuar në polici ku ka denoncuar agresoren S. K. për dhunë për shkak të detyrës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button