Thaçi, kurban i luftës Trump-Merkel, me Putinin në krah

BE e ka pasur shansin deri tani, por ende nuk e ka zgjidhur këtë nyje në kontinentin e vet, madje me cinizëm e ka lënë hapur plagën e vjetër të luftës. Siç ndodhi në kohën e luftës së Bosnjës, kur në mes të masakrës së Srebrenicës, ministrat europian shkonin e vinin me cinizëm sa te Karagjiçi e sa te Mlladiç

Nga Gazeta SHQIP

Tashmë është e qartë se njoftimi i zyrës së Prokurorisë Speciale për Kosovën me seli në Hagë, nuk është gjë tjetër veçse një mandat politik që godet Kosovën në prag të Samitit Prishtinë-Beograd në Shtëpinë e Bardhë. Këtë sinjal politik, e ka konfirmuar edhe një deklaratë e zëdhënësit të shefit të diplomacisë së BE-së, Peter Stano, se Brukseli mbështet veprimtarinë e Prokurorisë Speciale. Vetë njoftimi i Prokurorisë tregon se nuk kemi të bëjmë as me një nisje akuze zyrtare, pasi duhet të njoftohet i interesuar, e as një procedurë ku duhet të marrë vendim Gjykata Paraprake.

Është thjesht një njoftim politik që duket gjithnjë e më qartë se përbën katalitazator për të dëmtuar një palë negociatore përpara bisedimeve të Uashingtonit. Ka tashmë më shumë se një vit që BE, e në veçanti Berlini e Parisi që nuk e kanë mbështetur nismën e SHBA-së për të mbyllur brenda këtij viti konfliktin Kosovë-Serbi, e për të hapur një kapitull të ri ku Beogradi të njohë Kosovën dhe kjo e fundit të bëhet anëtare me të drejta të plotë të OKB-së. Pikërisht për këtë arsye, Berlini zyrtar ka kërkuar që të largohet Richard Grenell si ambasador i SHBA-së në Gjermani, pikërisht pasi u emërua nga Presidenti Donald Trump si negociator special për dialogun Prishtinë-Beograd.Related PostsQer 27, 2020StrugaLajm

Ajo që është e çuditshme në këtë rast, është pikërisht një tangenciale shqetësuese e qëndrimeve europiane me atë të Rusisë, e cila ditët e fundit ka qenë invasive dhe ka kryer një presion të madh këto ditë, që më vizitën e ministrit të Jashtëm lavrov në Beograd, me bisedën telefonike të Putin me Vuçiç sapo u shpall data e Samitit në Shtëpinë e Bardhë, e më pas me thirrjen e Presidentit serb në Kremlin, ku u bë e qartë se Moska nuk do të pranonte një zgjidhje për paqen Serbi-Kosovë, pa qenë ajo një nga bashkëautoret, madje Putin ka shtuar edhe Kinën. E në këtë panoramë, duket qartë se ky veprim i sotëm është një makinacion për ta kondicionuar samitin e Uashingtonit, madje për të ndryshuar edhe axhendën e bisedimeve Prishtinë-Beograd. Kosova dhe Serbia hyjnë në bisedime për të hapur kapitujt e së ardhmes, e jo për të shfletuar plagët e së shkuarës.StrugaLajm

Pasi nëse ndodh kjo, viktima është pikërisht Kosova, e cila i ka mbijetuar edhe një serie procesesh penale nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi, e ngritur me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pikërisht gjatë luftërave të përgjakshme në Ballkan në vitet 90. Në proceset e zhvilluara në Hagë, gjashtë zyrtarë të lartë të Serbisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime lufte ndërkohë që gjashtë ish-eprorë të lartë të UÇK-së janë shpallur të pafajshëm pas disa proceseve të gjata e të mundimshme.

Çdo hapje e këtyre kapitujve, nuk ka sesi të shërbejë si garniturë e negociatave për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit. Bashkimi Europian ka udhëhequr për 8 vjet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka pjellë ndonjë gjë të vlefshme përveç Asocacionit të Komunave Serbe që desh dogji Kosovën, ndërkohë që nuk arriti asnjëherë të bashkojë Mitrovicën e ndarë. Për të mos folur për mbajtjen peng, duke e diskriminuar integrimin europian të Kosovës, si të vetmin vend në continent që nuk i janë liberalizuar vizat.

BE e ka pasur shansin deri tani, por ende nuk e ka zgjidhur këtë nyje në kontinentin e vet, madje me cinizëm e ka lënë hapur plagën e vjetër të luftës. Siç ndodhi në kohën e luftës së Bosnjës, kur në mes të masakrës së Srebrenicës, ministrat europian shkonin e vinin me cinizëm sa te Karagjiçi e sa te Mlladiç. U desh vetëm ndërhyrja e SHBA-së me bombardimet e para në Bosnje, e më vonë me ndërhyrjen Usharake në Kosovë që të mbyllte një kapitull të përgjakshme. Ndaj Uashingtonit i takon ta mbyllë këtë “biznes”, pasi ishte ai që e hapi, ndërsa europianët sorollateshin se çdo të bënin…

In : Aktuale

Loading...
loading...