Tharja e rrobave brenda shtëpisë nxit sulme të astmës

Tharja e rrobave brenda ambienteve të shtëpisë, mund të nxisë sulme të astmës vdekjeprurëse. Këtë e kanë thënë disa ekspertë, të cilët kanë treguar që ambientet e lagështa krijojnë kushtet e duhura për krijimin e mykut, i cili pastaj liron sporet. E këto spore, të cilat janë të padukshme, mund të nxisin reagime alergjike edhe sulme të astmës. Fëmijët, personat në moshë dhe ata me sistem imunitar të dobët, siç janë pacientët e kimioterapisë, janë të rrezikuar në veçanti. Ekspertët këshillojnë që rrobat të thahen jashtë ambienteve të shtëpisë, në mënyrë që të evitohet ndërtimi i mykut.


Loading...
loading...