8 Marsi cilësohet si Dita Ndërkombëtare e Grave në botë pavarësisht se këtu festohet si Dita e Nenës, ndërsa vitet e fundit kulmi arrihet mbrëmjeve me striptist dhe balerinë nëpër clubet e Tiranës.
Ndërkohë, mediat britanike janë mbushur sot me foto të kësaj dite duke u fokusuar tek “mbreti i duhanit”, Travers Beynon, i cili shquhet për festat e tij të çmendura duke marrë mjaft kritika edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Kësaj radhe ai ka shpërndarë fotot e disa vajzave duke festuar në ambiente private, të cilat janë shoqëruar me shënimin: “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, gjë e cila ka irrituar ndjekësit, të cilët thonë se po i përdor vajzat si mjete argëtimi