Tmerr i Maqedonisë, shkruan në facebook: “Kam vrarë monstrat e mia”

“Kam vrarë monstrat e mia”. Kështu ka shkruar në rrjetin social facebook S.V., 46-vjeçar nga Velesi i cili me çekiç vrau fqinjin e tij dhe plagosi edhe katër anëtarë tjerë të familjes.
Ai u arrestua menjëherë dhe nga ana e Prokurorit Publik do të dorëzohet propozim për masën e paraburgimit kundër tij.
Ngjarja makabre ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. S.V (46) me dhunë është futur në shtëpinë e bashkëfshatarit të tij D.N (66) me të cilin ka pasur marrëdhënie jo të mira.
S.V me një çekiç dhe levë u ka shkaktuar lëndime në kokë D.N., bashkëshortes së tij L.N (55) dhe vajzës 31-vjeçare, të cilët kanë qenë në katin e parë.
Më pas ai ka vazhduar në katin e dytë ku ka jetuar vëllau i D.M.
Fqinji sipas policisë, transmeton SHENJA, ka sulmuar edhe vëllaun T.N (63) dhe bashkëshorten V.N (53).
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa D.N nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.
Prokurori Publik ka dhënë urdhër që të kryet obduksion mbi trupin e të ndjerit, si dhe urdhër për grumbullimin e të gjithë gjurmëve dhe dëshmive materiale nga vendi i ngjarjes.

 StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...