Top Channel e prezanton Ramiz Merkon si ministër maqedonas! (FOTO)

Televizioni Top Channel në lajmin për takimin e presidentit Ilir Meta me ministrin e Qeverisë së Maqedonisë për Investime të huaja, Ramiz Merko këtë të fundit e ka bërë maqedonas, duke shkruar ministri maqedonas, informon INA.
TCH:Meta pret kryetaren e Preshevës dhe ministrin maqedonas
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=360859
Për këtë kanë reaguar zyrtarë shqiptarë në Qeverinë e Shkupit, duke kritikuar emërtimet e tilla etnike, duke pasur parasysh se Maqedonia është shtet shumëetnik dhe duhet patur kujdes rreth këtyre çështjeve.
Ministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Ramiz Merko pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Merko është i njohur si ish-kryetar i komunës së Strugës.
Por ndryshe ka informuar shërbimi për informim I presidencës.