Deponia e Strugës me roje në 24 orë

Në deponinë e Strugës ka filluar sigurimi fizik prej 24 orëve. Prej këtë vend tani kujdeset një kompani private e cila është e obliguar të kryej kontroll, por edhe të pengojë hyrjen e personave të paautorizuar. Njëkohësisht, kamionët hedhin dhe në vendin prej ku disa ditë përhapej tym dhe aromë e keqe.

Tani pritet të furnizohen kamionët dhe kontejnerët për kompresim , gjw qw u premtua nga Qeveria, me çka në të ardhmen mbeturinat do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.

Nga nisma qytetare “Struganët për Strugën” kërkojnë që qeveria dhe komuna e Strugës të shpallin afate të sakta për veprimet e paralajmëruara lidhur me transportin e mbeturinave dhe për zgjidhjen e përhershme për menaxhimin e mbeturinave në këtë qytet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...