Toska,aty ku Strugën e ke në pëllembë të dorës(Retro)

I vendosur në malin Karorman rreth 20 km nga qyteti, ku fushgropën e Strugës e ke në pëllënbë të dorës fshati Toska, është një nga vendbanimet e rralla në mos të vetme në shumësinë e lokaliteteve të kësaj ane që është shuar plotësishtë.Dikur në këtë lokalitet ka pasur jetë si në cdo fshat të Strugës, por migrimi drejt vendbanimeve tw tjera tjera si dhe drejt qytetit të Strugës dhe Ohrit, ka sjellur boshatisjen totale të tij.Në Toska, është jetuar deri në vitin 1989, kur edhe është larguar familja e fundit nga ky fshat i Strugës tregon Ajrulla Asllani, banor i fshatit Bogovicë të cilën e takuam në afërsi të Toskës duke ecur në këmbë drejt fshatit të tij ,i cili është rreth 1 km e gjysëm larg nga fshati i Toskëve.Asllani, edhe pse rreth të 70 -ve duket vital dhe me shumë pasion tregon se e njeh mirë historinë e këtij fshati për të cilin thotë se është themeluar nga një familje e ardhur nga krahina e Mokrës në Shqipërinë e sotme,familje e cila është shtuar nga gjenerata në gjeneratë duke bwrw njw fshat tw twrw .Sipas tij marrdhëniet ndërmjet banorëve të Bogovicës dhe fshatit Toska kanë qënë gjithmonë të mira dhe banorët e të dy lokaliteteve kanë jetuar në harmoni të plotë njëri me tjetrin.”Si ne ashtu edhe banorët e fshatit Toska kemi jetuar duke u marr me blegtori ,kjo edhe si rezultat i natyrës që na rrethon.Pavarsisht që ata kanë qënë nga një krahinë tjetër shpejt janë ambijetuar me jetën e këtushme duke u përshatur plotësishtë edhe me zakonet tona që kanë ndryshuar prej të tyre .Boshatisja graduale e këtij fshati ka vazhduar vit pas viti deri në shpërnguljen e banorit të fundit aty rreth vitit 1989 .Nuk di të them se cilat ishin arsyet e që sollën këtë situatë drejt boshatisjes së fshatit, por aspirat për një jetë më të mirë mendoj ka qën arsyeja kryesore që ka sjellur këtë gjendje”përfundon ai.

Në fshatin e Toskëve
Në fshatin e Toskëve tashmë takon vetëm gërmadhat e shtëpive të dikurshme të cilat duket se nga viti në vit gradualishtë bëhen një me tokën.Aty këtu duket se gjuetarët e thesareve u ka rënë rruga ketej, sepse në disa vende në fshatin tashmë të baraktisur sheh gropa të hapura në tokë .Shumë afër lokalitetit është ndërtuar një cezme të cilës mund t’i gëzohen të gjithë ata që kanë destinacion fshatin Bogovicë sepse rruga e asfaltuar drejt këtij vendbanimi të thellë të Malësisë së Strugës, kalon përskaj Toskës së braktisur .Edhe pse ekziston në hartën e lokalitetetve të Strugës tashmë mund të thuhet me siguri të plotë se ky vendbanim është shuar plotësisht pavarsisht pozitës së mirë gjeografike dhe parametrave të mirë për zhvillimin e blegtorisë .Të gjithë ata që njohin Strugën e dinë se fshatrat toske nga ata gege i ndan lumi Drini i zi, ndërsa fshati Toska është themeluar dhe ka hedhur shtat për më shumë se 100 vjet në një zonë në thellësi i rrethuar dhe në fqinjësi nga vendbanimet gege të Strugës si:Tateshi,Bogovica,Poumi,Novo Sella dhe vendbanime të tjera që vetvetiu flet për kohezionin etnik, brenda shqiptar edhe në kohë më të vështira kur ky identitet dhe diversiteti brenda tij është luftuar nga të tjerët në të gjitha mënyrat.(Strugalajm.com)

Shkrim i botuar në Strugalajm në vitin 2016

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...