Tragjedi në familjen shqiptare në Gjermani, burri vret gruan, vajzën 17- vjeçare dhe më pas veten, shpëton 14-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme nga mediat gjermane, ku një burrë me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan, vajzën 17 vjeçe dhe më pas veten.

Zyra e Prokurorit Publik në Munster, Gjermani, ka njoftuar se një 51-vjeçar në Isselburg në Qarkun Borken, besohet të ketë vrarë gruan, një nga vajzat dhe më pas edhe veten.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e të enjtes.

“Ai i kishte treguar një të afërmeje për krimin këtë mëngjes, e cila më pas e ka kontaktuar policinë”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt, raporton ‘ëdr.de.StrugaLajm

Policia gjeti trupin e gruas 46-vjeçare dhe të vajzës 17-vjeçare në shtëpi.

“Vajza tjetër 14-vjeçare u gjet e paprekur fizikisht në shtëpi. Ajo është marrë nën kujdes dhe po i jepet kujdesi mjekësor”, deklaroi Botzenhardt.StrugaLajm

Sipas shikimit të vendit të ngjarjes, hetuesit supozojnë se 51-vjeçari së pari ka vrarë gruan e tij, më pas vajzën dhe në fund i ka dhënë fund edhe vetës.

“Sipas gjetjeve fillestare, burri 51-vjeç ka dashur ta vriste gruan e tij dhe dy vajzat”, tha kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Mësohet se vajza e mbijetuar ishte gjetur nga shërbimet emergjente e ngujuar në një dhomë, shkruan Zëri.

“Edhe pse babai pretendohet ta ketë kërcënuar edhe atë me vdekje, ai nuk e ka zbatuar planin”, tha kryeprokurori.

In : Aktuale

Loading...
loading...