Tragjedi në Gjermani, rrëzohet aeroplani, ka të vdekur

Prokuroria gjermane njoftoi se dy shtetas austriak dhe një gjerman kanë vdekur në fatkeqësinë ajrore, mbrëmë vonë pasi që aeroplani i tyre privat u rrëzua në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për aeroplan të tipit “Cesna510”, që u rrëzua në malet në afërsi të qytetit Tavenzburg.

Në komunikatë thuhet se bëhet fjalë për pilotë austriak, njëri 45 vjeç nga rajoni Foralberg dhe tjetri 49 vjeçar nga Vjena. Në këtë tragjedi ka vdekur edhe 79 vjeçari nga Konstanca që ishte pasagjer në këtë fluturim. Ekipet e shpëtimit kanë arritur që të locojnë vendin e tragjedisë dhe të gjejnë trupat e djegur, në një terren të vështirë me borë. Hetimet janë anuluar për shkak të motit të keq në këtë rajon. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...