Traktora të rinj për bujqët,ja si të aplikoni

Zv.drejtori i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Remzi Abdullahi, informon për thirrjen e re publike të shpallur sot dhe njofton për mundësinë e furnizimit me traktor të ri për bujqit.

Bëhet fjalë për Thirrjen publike nr. 03/2022 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2022.
Lënda e kësaj shpallje është mbështetje financiare për masën 121 – “Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore” , konkretisht për nënmasën 121.4 – “Furnizimi i traktorëve” ku vlera e përgjithshme e hargjimeve të pranueshme është deri në 3.500.000 denarë për përdorues individual.

Të drejtë të shfrytëzimit të mjeteve kanë Ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të Ekonomive Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kapacitetet e nevojshme për aplikim janë:StrugaLajm

-Kapaciteti minimal prodhues prej 2 ha për prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore ose një kulture bujqësore dhe/ose
-Minimumi 0.5 ha për kapacitet prodhues të perimeve në mjedis të hapur dhe/oseStrugaLajm

-Minimumi 0.5 ha për kapacitetin e prodhimit të duhanit
Mbështetja financiare paguhet në parimin e bashkëfinancimit të investimeve të realizuara dhe të paguara nga përdoruesi në masën 50% të vlerës së kostove të pranueshme të miratuara.

Vlera e bashkëfinancimit rritet në raste të caktuara dhe arrin në:
-55% të vlerës së investimit të miratuar, për investimet e paraqitura nga një bartës i ekonomisë bujqësore nga mosha 18 vjeç deri në 40 vjeç në ditën e paraqitjes së investimit;
-60% e vlerës së investimit të miratuar, për investime në një ekonomi bujqësore që ndodhet në një zonë me mundësi të kufizuar;
-65% e vlerës së investimit të miratuar, për investimet e paraqitura nga një bartës i një ekonomie bujqësore nga mosha 18 vjeç deri në 40 vjeç në ditën e paraqitjes, e cila ndodhet në një zonë me mundësi të kufizuara.

75% për investime në komunitetet rurale të paarritshme
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në e-baranje.ipardpa.gov.mk , ndërsa dorzimi i dokumentave në arhivin e Agjencisë.
Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave është 20.05.2022.
Për informata më të detajuara, ndiqni web faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...