TRASHËGIMIA E GJUHËS DHE KULTURËS TE ARBËRESHËT E ITALISË-Resul Bekteshi

Vazhdon

Përderisa për arbëreshët e Kozencës  vlen thënia se kanë ruajtur traditën ,kulturën dhe gjuhën e të

parëve të tyre, kjo nuk mund të thuhet për arbëreshët  e Katanjës, ku është I vendosur fshati Palac

Adriano, I njohur ndër shqiptarët si venbanimi I familjes së Darenjve.

Sot të flasish për arbëreshët e Sicilisë së pari duhet përmendur Hora si kryeqendër  e këtij rajoni, por është vështirë të paramendohet historia e arbëreshëve të Sicilisë pa permendur Palacin e

Darenjve, sepse ky fshat dha fytyrën  që shkëlqeu në këto troje,dha personin që diti aq bukur të rrëfejë ngjarjen  për dy trimat NIK PETA DHE PAL GOLEMI , që ranë heroikisht në betejën e Vajkalit dhe me këtë kujton epopenë e lavdisë kombëtare  të luftërave heroike të popullit nën udhëheqen e Kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu- E këtë mund ta bënte vetëm penda e mpreftë e Gavrill Darës të Riut , I cili ngjarjet që I thurte  për bukuri plaku Balë diti ti nxjerrë në letër Vendasit kur e përmendin Balën,kujtojnë epopenë e lavisë kombëtare nën udhëheqen e Gjergj Kastriotit si dhe këngët që në atë kohë këndohëshin nga rapsodët shqiptarë. Disa  prej tyre thonë se Bala ka egzistuar vërtet dhe për atë thonë se fytyra e plakut Balë është vizatuar në kishën e Shën- Mërisë së Hireve, me shapkë të kuqe në kokë ashtu si kanë mbajtur ushtarët e Skënderbeut.

  Kemi lexuar në Historinë e letërsisë se në vitin  1884 Gavrill Dara I Riu I drejton një letër De Radës

në të cilën  vajtonte për fatin e keq të fshatit të tij , ku dita ditës gjuha e trashëguar nga të parët po humbte gjurmët dhe fshati po  mbetej “ si një ishull në det”

Zëri I poetit për katastrofën e pashmangëshme të vendlindjes  , si dhe zëri I De Radës në Kalabri

ngelën pa rezultate konkrete .  

 Palac Adriano edhe pse është fshat shumë I vjetër I themeluar që në vitin  1482 , edhepse u shqua për ruajtjen e traditës kombëtare deri vonë , në vitet e fundit po duket se po e humb  gjuhën e të parëve, prandaj autori I librit thotë se sot Palaci duket si një fshat “ pa gojë “ apo “ me gjuhë të prerë “, megjithatë  vendasit e ruajnë në ndërgjegjen e tyre prejardhjen edhepse nuk e flasin gjuhën e të parëve (me përjashtim të disa më të moshuarve që dine dhe përdorin disa fjalë arbëreshe). .

  Në fshat   përkujtojnë   traditën që ka ngelur  nga e kaluara e largët ,  ku banorët e fshatit qajnë të përmalluari për Arbërinë :

 Në prehërin e këtij fshati lindën dhe vepruan  poetët si Gaqvrill Dara –Plaku, Andrea Dara, Gavrill Dara I Riu e shumë të tjerë. Andrea Dara mblodhi traditën e folklorit arbëresh dhe botoi  përmbledhjen” Këngët e pleqërisë “.Këngët kanë ngelur ashtu sic I ka mbledhur autori,por do të ceki vetëm një pjesë të përmbledhjes , ku pershkruhet nje zakon I lashtë I Palacit,për të treguar se mendja e tyre ende është e orientuar nga Arbëria. Tradita  thotë kështu:

  “ Një ditë të caktuar të korrikut,   te gjithe linjin drapinjtë në fushë dhe ngjiteshin  në Malin e Trundafilave. Ngriheshin heter në mëngjes burra, gra , pleq e te rinj dhe të bashkuar venjin lart në mal.    Aty të gjithë me fytyrën nga lindja këndonin këngë malli dhe evokonin kujtimin e atdheut të largët. Pastaj merrnji nga një grusht dhe në duar dhe me sy të përlotuar e hidhnjin andej nga  binte Arbëria , duke menduar se era do ta conte dheun andej nga atdheu I tyre….”.

 Në përfundim të këtij shënimi të shkurtër do të thoja se  për fatin e mirë të arbëreshëve dhe për fatin e mirë tonin sot ende ruhet  tradita e arbëreshëve. Andrea Dara dhe sidomos Gavrill Dara I Riu ndoshta e kuptuan rrezikun  e humbjes së gjuhës dhe traditës , prandaj Andrea Dara mblodhi këngët e vendit ,”Këngët e pleqëerisë “ , kurse  Dara I Riu shkrojti poemën e mirënjohur“Kënga e Sprasme e Balës”, ku me pendën e tij ngriti një monument të pavdekshëm për vendlindjen e tij dhe me atë bëri që Palaci të vazhdoj  të jetoj në kujtesën e banorëve më të vjetër.

 Në përfundim të këtij  shkrimi për arbëreshët do të thoja se atyre u takon një lëvdatë  apo mirënjohje për atë që në vend të huaj kanë mujtur të ruajnë traditën ,kulturën dhe dashurinë për Arbërinë ,Atdheun e  të parëve të tyre , pra nuk kanë humbur rrënjën apo trungun ilir nga e kanë prejardhjen.

 Për  Makin e De Radës me plot gojë mund të themi se ka ruajtur trashëgiminë e të parëve. Aty  ka gjallëri, ka lëvizje , prandaj të gjithë kalimtarëve të interesuar për kulturën, traditën dhe  jetën e arbëreshëvë të Kozencës u gufon gjaku kur dëgjojnë fjalët e bukura arbëreshe dhe kuptojnë se Maki vazhdon të flaës në gjuhën e poetit të vet- Rilindasit të madh Jeronim De RADA.

    Edhe Palaci I Darenjve edhepse  ndoshta ka humbur ndonjë grimcë të asaj që është  e trashëguar ,

përsëri   , duke falenderuar bijtë e tij që lane  monumente për të përkujtuar prejardhjene tyre  do të

gjej force dhe guxim për të mbrojtur tërë atë që është Arbërore.                                  


Loading...
loading...