Vazhdon
Përderisa për arbëreshët e Kozencës vlen thënia se kanë ruajtur traditën ,kulturën dhe gjuhën e të
parëve të tyre, kjo nuk mund të thuhet për arbëreshët e Katanjës, ku është I vendosur fshati Palac
Adriano, I njohur ndër shqiptarët si venbanimi I familjes së Darenjve.
Sot të flasish për arbëreshët e Sicilisë së pari duhet përmendur Hora si kryeqendër e këtij rajoni, por është vështirë të paramendohet historia e arbëreshëve të Sicilisë pa permendur Palacin e
Darenjve, sepse ky fshat dha fytyrën që shkëlqeu në këto troje,dha personin që diti aq bukur të rrëfejë ngjarjen për dy trimat NIK PETA DHE PAL GOLEMI , që ranë heroikisht në betejën e Vajkalit dhe me këtë kujton epopenë e lavdisë kombëtare të luftërave heroike të popullit nën udhëheqen e Kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu- E këtë mund ta bënte vetëm penda e mpreftë e Gavrill Darës të Riut , I cili ngjarjet që I thurte për bukuri plaku Balë diti ti nxjerrë në letër Vendasit kur e përmendin Balën,kujtojnë epopenë e lavisë kombëtare nën udhëheqen e Gjergj Kastriotit si dhe këngët që në atë kohë këndohëshin nga rapsodët shqiptarë. Disa prej tyre thonë se Bala ka egzistuar vërtet dhe për atë thonë se fytyra e plakut Balë është vizatuar në kishën e Shën- Mërisë së Hireve, me shapkë të kuqe në kokë ashtu si kanë mbajtur ushtarët e Skënderbeut.
Kemi lexuar në Historinë e letërsisë se në vitin 1884 Gavrill Dara I Riu I drejton një letër De Radës
në të cilën vajtonte për fatin e keq të fshatit të tij , ku dita ditës gjuha e trashëguar nga të parët po humbte gjurmët dhe fshati po mbetej “ si një ishull në det”
Zëri I poetit për katastrofën e pashmangëshme të vendlindjes , si dhe zëri I De Radës në Kalabri
ngelën pa rezultate konkrete .
Palac Adriano edhe pse është fshat shumë I vjetër I themeluar që në vitin 1482 , edhepse u shqua për ruajtjen e traditës kombëtare deri vonë , në vitet e fundit po duket se po e humb gjuhën e të parëve, prandaj autori I librit thotë se sot Palaci duket si një fshat “ pa gojë “ apo “ me gjuhë të prerë “, megjithatë vendasit e ruajnë në ndërgjegjen e tyre prejardhjen edhepse nuk e flasin gjuhën e të parëve (me përjashtim të disa më të moshuarve që dine dhe përdorin disa fjalë arbëreshe). .
Në fshat përkujtojnë traditën që ka ngelur nga e kaluara e largët , ku banorët e fshatit qajnë të përmalluari për Arbërinë :
Në prehërin e këtij fshati lindën dhe vepruan poetët si Gaqvrill Dara –Plaku, Andrea Dara, Gavrill Dara I Riu e shumë të tjerë. Andrea Dara mblodhi traditën e folklorit arbëresh dhe botoi përmbledhjen” Këngët e pleqërisë “.Këngët kanë ngelur ashtu sic I ka mbledhur autori,por do të ceki vetëm një pjesë të përmbledhjes , ku pershkruhet nje zakon I lashtë I Palacit,për të treguar se mendja e tyre ende është e orientuar nga Arbëria. Tradita thotë kështu:
“ Një ditë të caktuar të korrikut, te gjithe linjin drapinjtë në fushë dhe ngjiteshin në Malin e Trundafilave. Ngriheshin heter në mëngjes burra, gra , pleq e te rinj dhe të bashkuar venjin lart në mal. Aty të gjithë me fytyrën nga lindja këndonin këngë malli dhe evokonin kujtimin e atdheut të largët. Pastaj merrnji nga një grusht dhe në duar dhe me sy të përlotuar e hidhnjin andej nga binte Arbëria , duke menduar se era do ta conte dheun andej nga atdheu I tyre….”.
Në përfundim të këtij shënimi të shkurtër do të thoja se për fatin e mirë të arbëreshëve dhe për fatin e mirë tonin sot ende ruhet tradita e arbëreshëve. Andrea Dara dhe sidomos Gavrill Dara I Riu ndoshta e kuptuan rrezikun e humbjes së gjuhës dhe traditës , prandaj Andrea Dara mblodhi këngët e vendit ,”Këngët e pleqëerisë “ , kurse Dara I Riu shkrojti poemën e mirënjohur“Kënga e Sprasme e Balës”, ku me pendën e tij ngriti një monument të pavdekshëm për vendlindjen e tij dhe me atë bëri që Palaci të vazhdoj të jetoj në kujtesën e banorëve më të vjetër.
Në përfundim të këtij shkrimi për arbëreshët do të thoja se atyre u takon një lëvdatë apo mirënjohje për atë që në vend të huaj kanë mujtur të ruajnë traditën ,kulturën dhe dashurinë për Arbërinë ,Atdheun e të parëve të tyre , pra nuk kanë humbur rrënjën apo trungun ilir nga e kanë prejardhjen.
Për Makin e De Radës me plot gojë mund të themi se ka ruajtur trashëgiminë e të parëve. Aty ka gjallëri, ka lëvizje , prandaj të gjithë kalimtarëve të interesuar për kulturën, traditën dhe jetën e arbëreshëvë të Kozencës u gufon gjaku kur dëgjojnë fjalët e bukura arbëreshe dhe kuptojnë se Maki vazhdon të flaës në gjuhën e poetit të vet- Rilindasit të madh Jeronim De RADA.
Edhe Palaci I Darenjve edhepse ndoshta ka humbur ndonjë grimcë të asaj që është e trashëguar ,
përsëri , duke falenderuar bijtë e tij që lane monumente për të përkujtuar prejardhjene tyre do të
gjej force dhe guxim për të mbrojtur tërë atë që është Arbërore.