Tre grupet që uruan dhe ofenduan ditëlindjen e Ali Ahmetit

Urimet dhe festa e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit vazhdon të jetë në fokus të debatit në rrjetet sociale. Urime, por njëkohësisht edhe kundërshtime ka gjithandej. Por ka edhe rë atillë që kanë definuar profilet e atyre që postuan urime dhe atyre që akuzuan të parët për “lojalitetit” qorrazi ndaj liderit Ali Ahmeti. Publicisti, njëherësh botues i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri në një status në Facebook shkruan se “të ekzaltuarit” e ditëlindjes së Ahmetit janë ata që, pa meritë janë ngritur në aristokratë, derisa ata që kritikojnë të parët, janë ata që në faza të caktuara, përfituan nga Ahmeti dhe nga BDI. Ratkoceri shkruan se në grupin e tretë janë ata që heshtin dhe që kanë paguar çmim vetenak dhe familjar për shkak të bindjeve të tyre të ndryshme nga dy grupet e para.  

I mirëkuptoj urimet deri në ekzaltim të ditëlindjes së Ali Ahmetit nga një pjesë e shqiptarëve, sepse falë tij e pa asnjë meritë tjetër – nga margjinat e shoqërisë janë ngritur në “aristokrakohës moderne, jo vetëm matriale, por edhe intelektuale.
Është grupi i dytë – më i madhi e më i zhurmshmi që kritikojnë, madje edhe i ofendojnë të parët. Këta janë ata që në faza të caktuara kanë përfituar nga Ahmeti apo BDI, por nuk kanë arritur t’i realizojnë projeksionet për veten dhe familjarët e tyre. Ky mllef u buron nga paknaqësia dhe xhelozia që nuk janë në vendin e të parëve dhe jo që ju ha “palla” për ndonjë shqetësim shoqëror siç bëjnë zhurmë.  Këta janë më të këqijtë dhe më të  dëmshmit dhe dominohen nga ata që familjet e tyre e kishin “mirë” me Jugosllavinë dhe disa që dilema identitare i shoqëron që nga djepi.
Ndërsa grupi i fundit, janë ata që heshtin dhe që tash e 20 vite, shkaku i bindjeve të tyre, kanë paguar çmim për vete e familjet e tyre. Edhe më keq, tani kur ka ndonjë shpresë për ndryshim, prapë nuk do mund të vijnë në shprehje, sepse kamelonët e grupit të dytë nuk do t’i lejojnë dhe me hipokrizi ua kanë zaptuar hapësirën. Ky grup janë më të sinqertit dhe kryesisht rrjedhin nga familje me qëndrime nacionaliste dhe që nga ish sistemi Jugosllav kanë qenë “halë” në sy.
Është edhe një nëngrup i vogël, kryesisht të shkolluar mirë dhe shumë të sukseshëm që nuk ia kanë nevojën politikës dhe nuk e shohin politikën si të tjerët – fajtorë për dështimet e tyre!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...