Tre hajdutë vjedhin matriale ndërtimore në vlerë prej 5 mijë euro

Tre qytetarë të Ohrit në periudhë prej katër muajve kanë vjedhur në një depo me materiale ndërtimore, me ç’rast kanë përfituar dobi të paligjshme pronësore prej mbi 5.000 eurove.

Siç kumtoi MPB-ja, Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër A.Z. (58), V.Z. (52) dhe SH.Sh. (83) të gjithë nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e bërë penale “vjedhje të rëndë”.StrugaLajm

Të denoncuarit në periudhën prej muajit prill deri në korrik të këtij viti nga depoja në Ohër kanë marrë pllaka, armaturë me dimenzione të ndryshme nga konstruksioni i çatisë dhe llamarinë në vlerë prej 326.000 denarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...