Tre muaj pa pagesë: Të sëmurët dhe të pamundurit në Strugë rrezikojnë të mbeten pa kujdesin asistencial!

Prej më shumë se tre muaj, qytetarët që kujdesen për të sëmurët dhe personat e pamundur nuk kanë marrë pagesën e garantuar nga shteti. Shkak për këtë vonesë është fakti se komisioni i vlerësimit nuk është mbledhur që prej tre muajsh. Ata që preken nga kjo situatë kanë theksuar për Strugalajm se banorët e Strugës, të cilët përfitojnë nga kjo ndihmë, detyrohen të udhëtojnë deri në Ohër për të kërkuar një përgjigje, e cila në fund rezulton e paqartë.

Kjo gjendje është veçanërisht e rëndë për personat e sëmurë dhe të pamundur, pasi ata rrezikojnë të mbeten pa kujdesin e nevojshëm. Për më tepër, ata që varen nga kjo ndihmë për të siguruar të ardhurat e tyre bazike janë duke përjetuar vështirësi ekonomike serioze, duke ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre dhe të familjeve që mbështeten mbi këtë pagesë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...