Trondit” deputeti shqiptar: Ka 10-15 deputetë të PS-së që mbjellin drogë

“Trondit” opozitari Shehi: Ka 10-15 deputetë të PS-së që mbjellin drogë
Publikuar: 23:10, 25 Tetor, 2017
Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se janë 10-15 deputetë socialistë që merren me drogë.

Gjykoj që për këtë situatë sa i përket kësaj bote kriminale, do të ftoja edhe shumicën e socialistëve që janë të ndershëm.

Unë nuk mendoj se zt.Velaj (Fate Velaj i ftuar në studio) mbjell drogë, por janë nja 10-15 deputetë socialistë që pasa Zotin vetëm nuk e mbjellin kështu (veprimi në foto). Do ta shihni që do të dalin. Do t’i dëgjoni. Mos kujto se është ndonjë nder i madh”, tha Shehi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...