TRONDITET VLORA, NËNA HIDHET NGA KATI I 5-TË SË BASHKU ME FËMIJËN 1 VJEÇ

Një ngjarje e rëndë raportohet në këto momente në qytetin e Vlorës. Mësohet se një grua është hedhur nga pallati bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç, në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 34 vjeçarja është Pamela Mërtiri.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Djali i mitur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa nëna ka mbërritur në spital me shenja jete por dhe ajo ka humbur jetën pak minuta më vonë.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se gruaja dhe fëmija janë hedhur nga shesh-pushimi i katit të pestë të pallatit. Po ashtu, mësohet se 34 vjeçarja nuk jetonte në këtë pallat, por ka shkuar atje vetëm për të kryer këtë akt ekstrem.StrugaLajm

Vlorë/Informacion paraprakStrugaLajm

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë 

In : Aktuale

Loading...
loading...