U lëshua urdhër arresti për Putinin

Nga Admin On Mar 21, 2023

Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, njoftoi Gjykata.

Urdhri i arrestit për Putinin u lëshua për shkak të përgjegjësisë së tij për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve dhe zhvendosjes së paligjshme të fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës në Rusi.

Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Lvova-Belova, akuzohet për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve dhe zhvendosjes së paligjshme të fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse.

Bëhet fjalë për 16.221 fëmijë ukrainas që u dërguan me forcë në Rusi. Komisioni Hetimor i OKB-së për Ukrainën njoftoi dje se ka prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi. Raporti i Komisionit është kategorik se Rusia ka kryer krime të tjera lufte në Ukrainë, si sulme në spitale, tortura, përdhunime dhe vrasje të qëllimshme.

Video deklaratë e kryetarit të ICC-së, gjyqtarit Piotr Hofmanjski.

Ata që mendojnë se mund të kryejnë një krim gjatë ditës dhe flenë të qetë natën, mund të kenë nevojë të shikojnë historinë, tha prokurori i ICC-së, Karim Ahmad Khan për BBC.

Khan shton se askush nuk e mendonte se Sllobodan Millosheviç, i cili u gjykua për krime lufte në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, do të përfundonte në Hagë.

Ukraina e mirëpriti vendimin, duke e quajtur atë një “ditë historike” dhe “vetëm fillimi”. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në Twitter në gjuhën angleze:StrugaLajm

Rrotat e drejtësisë po rrotullohen: Unë mirëpres vendimin e ICC-së për lëshimin e urdhër-arrestit për Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova për transferimin e detyruar të fëmijëve ukrainas, shkroi Kuleba.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1636752840583532546&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fvertetmates.mk%2Fu-leshua-urdher-arresti-per-putinin%2F&sessionId=e05f92ff80a24f75d80c0015813aeac13771f04d&theme=light&widgetsVersion=aaf4084522e3a%3A1674595607486&width=550px

“Letër higjienike” është mënyra se si ish-presidenti rus Dmitry Medvedev i përshkroi mandatet.StrugaLajm

Pas publikimit të lajmit, ka pasur reagime të menjëhershme nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia i konsideron vendimet e gjykatës “të pavlefshme” dhe se pyetjet e ngritura nga gjykata janë “të turpshme dhe të papranueshme”.

I pyetur nëse Putini tani ka frikë të udhëtojë në vendet që njohin juridiksionin e ICC-së, Peskov tha se nuk kishte “asgjë për të shtuar në këtë temë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha sot se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë ndikim në Rusi dhe se çdo urdhër i tyre është i pavlefshëm.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë pasojë për vendin tonë, as nga pikëpamja juridike, tha Zakharova në Telegram.

Ajo shtoi se Rusia nuk është anëtare e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim ndaj asaj gjykate dhe “çdo kërkesë e mundshme për arrestim nga gjykata ndërkombëtare është e pavlefshme”.

Rusia është një nga vendet që nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare Penale. ICC nuk mund të arrestojë Vladimir Putinin, por kjo varet nga 123 vendet që kanë nënshkruar një marrëveshje me gjykatën e quajtur “Statuti i Romës“. Kjo do të thotë se Putini nuk do të arrestohet apo ekstradohet në territorin rus, por nëse ai udhëton në ndonjë nga vendet e njohura nga Gjykata, ai mund të arrestohet.

ICC u krijua për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të këqija, si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Gjykata ka juridiksion global dhe është shkalla e fundit, që ndërhyn vetëm kur autoritetet kombëtare nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...