Aktuale
Udhëtarë nga Maqedonia u bllokuan në Hanover, pakënaqësi ndaj Wizz Air
Udhëtarë nga Maqedonia u bllokuan në Hanover, shfaqin pakënaqësi ndaj kompanisë fluturuese
Udhëtarët e Maqedonisë të cilët u bllokuan në Hanover, u nisën për në Hamburg, pas tre orë pritjeje, por duke paguar autobus privat, shkruan televizioni “1tv”.
Kjo ka ndodhur sepse nuk kanë mundur të gjejnë asnjë person kontaktues të firmës Wizz Air, me të cilën fluturuan deri në Hanover, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kompania vetëm i ka njoftuar se valixhet e tyre do t’i marrin në Hamburg.
Një nga udhëtarët që e ka njoftuar televizionin, ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi dhe se do të ngritin padi penale ndaj kompanisë në fjalë.