BEKIM BERISHA -ABEJA DHE BASHKËLUFTËTARET E TIJ TË TRAJTOHEN DINJITETSHËM !
Si rregull mbarë dëshmoret e kombit duhet të trajtohen njëllojë dhe me respektin më të madh pa berë dallime e veçime se këto gjëra na turpërojnë.
Kemi parë nga paslufta se si kanë ndodhur këto gjëra , është momenti i fundit të vlerësohet lart figura emblematike e Gjeneralit eminent strategut të lavdishëm Bekim Berisha abeja figurë e madhe e UÇK -së tmerri i Serbisë nga Kroacia Bosnja në Kosovë .
Duhet vlerësuar ky kolos sepse mund ndodh një ditë kroatet të na marrin eshtrat e tij në Zagreb mos u habisni për këtë .
Jam i pari që kam shkruar për Beken ne gazeta e portale mandej kanë berë disa dhe shkrime e romane komerciale! E une e kam bere si idealist e bashkëluftëtar .
Duhet nderohen lart vepra e Gjeneral Bedri Shales , Elton Zherkes Permet Vules Bashkim Lekut etj duhet kujtohen me ceremoni nderime ovl UÇK shtetit sepse sivjet është dhe 20 vjetori i rënies së tyre përballë bishave serbokarpatiane.
Duhet të mesohemi me një kulturë se deshmoret duhet nderuar njësoj dhe ata janë meteoret e kombit tonë dhe nuk ju takojne feve krahinave apo partive politike !
Lavdi Abejes sonë legjendar dhe dëshmorëve të Shqiptarisë.
Erald Selca