Ujqërit bëjnë “kërdinë” në një fshat të Shqipërisë

Nuk kishte ndodhur kurrë që ujqërit të lëviznin lirshëm në fshatin më të madh të Bashkisë Mat, Macukull.

Blegtorët rrëzë malit të Dejës janë alarmuar pasi këto grabitqarë kanë shkaktuar dëme serioze, sidomos në tufat me dele e dhi.

Administratori i Njësisë, Ervin Bukaçi u shpreh se fermerët janë ankuar se brenda një jave ujqërit kanë sulmuar të paktën 50 bagëti të imta.

“Jemi të habitur të gjithë. Ujqërit janë shtuar shumë. Ato kanë sulmuar tufat e bagëtive, si ditën ashtu edhe gjatë natës. Asnjë blegtor nuk i ka dërguar delet apo dhitë për të kullotur në mal. Ndalimi i gjuetisë i ka penguar banorët e fshatit t’i vrasin”, tha Bukaçi.StrugaLajm

Veç largimit të banorëve nga fshati malor, kjo situatë  konsiderohet shqetësim i madh për banorët dhe që kërkon ndërhyrjen e strukturave shtetërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...