Ulëset e posaçme, detyrim për prindërit

Shumë prindër janë të bindur se askush nuk mund ta mbrojë më mirë të porsalindurin e tyre përpos tyre, mirëpo të gjitha studimet vërtetuan se në rast aksidenti, është pothuajse e pamundur ta mbani fëmijën e në kraharorin e tyre

Remzije BILALLI
Shkup, 1 tetor – Ulja e fëmijëve në karrigen për fëmijë në automobila është angazhim i detyrueshëm për tre vite me radhë, ndonëse prindërit ngadalë e pranojnë praktikën e lidhjes së fëmijëve gjatë ngasjes së tyre. Në vendet e zhvilluara, ky detyrim respektohet në mënyrë të vazhdueshme, por në vendin tonë, pavarësisht nga fakti që vepra është e dënueshme, fëmijët shpesh mbahen në duart e prindërve të tyre, shkruan gazeta KOHA.

Në bazë të statistikave zyrtare nga Ministria për Punë të Brendshme, që nga viti 2015, pra nga koha kur ky detyrim është i detyrueshëm, janë shqiptuar vetëm 39 dënime në të gjithë vendin. . Dënimi është 35 euro dhe 15 pikë negative. Në të njëjtën kohë statistika e vdekshmërisë së fëmijëve në aksidentet e trafikut janë të mëdha.

LIGJ QË ZVOGËLON RREZIKUN E VDEKJESStrugaLajm

Shumë prindër janë të bindur se askush nuk mund ta mbrojë më mirë të porsalindurin e tyre përpos tyre, mirëpo të gjitha studimet vërtetuan se në rast aksidenti, është pothuajse e pamundur ta mbani fëmijën e në kraharorin e tyre. Testimet po ashtu treguan se edhe po të arrijnë prindërit që t’i mbajnë fëmijët e tyre në kraharor, shpesh herë e shtrëngojnë atë duke shkaktuar lëndime të ndryshme.

Statistikat e aksidenteve të trafikut në Maqedoni nuk janë optimiste. Sipas të dhënave, fëmijët shpesh janë pjesë e aksidenteve të trafikut. Shifrat nga Këshilli Kombëtar për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor tregojnë se në vitin 2015 kur edhe hyri në fuqi ky ligj, nga 148 persona të cilët humbën jetën në aksident, 22 prej tyre kanë qenë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare dhe 9 prej tyre ishin deri në moshën 4 vjeçare.StrugaLajm

Ndërkaq në bazë të statistikave në gjysmën e parë të vitit 2018 janë shkruar gjithsej 4 gjoba për shkak të mosrespektimit të rregullave ligjore për vendosjen e një karrige fëmijësh në makinën e tyre. Ndërsa nga viti 2015 janë shqiptuar gjithsej 39 dënime. Autoritetet kanë shqiptuar gjoba më shumë në vitin 2017, ku u shqiptuan gjithsej 19 gjoba, ndërkaq ky numër në vitin 2016 ishte 14. Më pak vepra për thyerjen e kësaj rregulle ka në vitin 2015 kur dhe Ligji hyri në fuqi. Përndryshe, përdorimi i ulëseve të fëmijëve zvogëlon vdekjen e fëmijëve me 50 për qind, dhe tek foshnje deri në 70 për qind.

RREGULLAT PËR TRANSPORTIN E FËMIJËVE

Ligji për sigurinë në trafikun rrugor rregullon, rregullat për transportin e fëmijëve në anën e pasme dhe të përparme të ulëseve ne automobil, gjithashtu parashikon gjoba të veçanta nëse këto rregulla nuk respektohen. Në një makinë për pasagjerë në pjesën e pasme, mund të lidhet fëmijë më i vogël se 5 vjeç në karrigen për fëmijë e cila është e lidhur me anë të rripit të sigurimit ose në ndonjë mënyrë tjetër për ulësen e automobilit.

Në ulësen e përparme mund të lidhet fëmijë deri në moshë 2 vjeçare, në qoftë se automjeti nuk ka airbag mbrojtës, nëse airbag është i mbyllur dhe nëse fëmija lidhet në karrige të veçantë për fëmijë të vendosur në drejtim të kundërt të lëvizjes, me ç’rast është e lidhur me ulësen e automjetit me ndihmën e rripit për sigurim në tre pika për lidhje. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...