Asim Musa, me mesazh deri te aktivistët e BDI-së në Strugë: Dëshmuam se BDI din vetëm fitore

Shefi i shtabit të BDI-së në Strugë i angazhuar për referendumin,Asim Musa, u ka dërguar një mesazh ndërmjet telefonit aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në Strugë, ku ka përcjellur  përgëzime për rezultatin ne Strugë.’’ . Edhe njëherë dëshmuam se BDI din vetëm fitore dhe për këtë më të merituarit janë aktivistët’’ka shkruar Musa. Strugalajm.com ka arritur të sigurojë këtë komunikim dhe po ua prezanton të plotë.’’Të nderuar! Shef i Shtabit Komunal Strugë për Referendumin e 2018, Dr. Asim Musa dhe Shtabi komunal bashk me Kryetarin z. Ramis Merko ju përgëzojnë për punën me përkushtim, me sukses dhe fitimtare që të gjithë BASHKË bëmë gjatë këtyre ditëve. Edhe njëherë dëshmuam se BDI din vetëm fitore dhe për këtë më të merituarit janë aktivistët, votuesit e partisë sonë të drejtuar nga ju. Me respekt, Shefi Shtabit Komunal Strugë Dr. Asim Musa’’ka shkruar ai.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...