Urim SALIHU
Ulni armët! Ata vrasin.Marrin jetë njerëzish dhe shuajnë ëndrrat e së nesërmes .Ulni armët sepse ka një që mund të gjykojë mbi ne dhe ai është Zoti.Ai është supremi që na dënon dhe shpërblen.Ne s’mund të marrim asnjë vendim të nxitur nga dreqi që na ngacmon, trazon pandërprerë të bëjmë gjëra që nesër do jemi pishman përgjithmonë.Ka një zgjidhje në jetë dhe nuk ka fitues në një vrasje.Edhe ai që vret edhe tjetri që shuhet kanë ose lënë dikë pas.Lënë prindër që vuajnë për të shtrenjtit e tyre.Lënë fëmijë që do rriten të braktisur , me ditët e trishtimit, mungesës dhe pse jo nesër mbase edhe hakmarrjes .
Askush nuk ka të drejtë të qëllojë mbi dikë .Nëse nuk ekziston ligji i shtetit, është ai i Zotit.Lereni anash atë momentin e keq , e atij casti që zgjat shkurt, por që nuk e kthen më asgjë pas kur të jemi penduar.
Lereni që Zoti të gjykojë sepse ai nuk gabon.Urrejtja, edhe ajo me të cilën ne mendojmë se na ka dëmtuar dikush, ka një zgjidhje.Në ditët tjera të mbetura të jetërave tona gjërat vetë do vijnë aty ku ne nuk e imagjinonim.Do vijnë sepse këtë e do dhe përcakton Zoti dhe ai nuk gabon.Vendimet tona të nxituara janë shkatërruese.
Dikur edhe unë humba dikë të shtrenjtë që vazhdon të frymojë por e dij se atë e ka shkatërruar Zoti fatkeqësisht me idiotësinë e një prindi që diktonte jetën e saj dhe ia merrte lirinë për të cilën unë luftoja t’a kishte.S’ka asnjë dashuri në botë që mund të jetë e shtypur dhe të quhet e tillë.E ka izoluar, e ka tkurrur jeta.Mbase edhe nuk është më por edhe nëse ekziston ajo është shuar sepse as zogjtë nuk e dijnë strehimin e saj.Ishte një dashuri që po Zoti e kishte vendosur të mbaronte sepse të tjera horizonte do më hapte mua pas.Edhe unë mund të merrja një armë dhe të vrisja dikënd.Nuk shkruan askund se ky njeri mund ta bëjë një gjë dhe një tjetër jo.Por unë zgjodha heshtjen kundrejt tyre që më shpallën të vdekur nga frika se vajza mos u mbetej në derë, marrëzi shqiptare gjithësesi.Sot unë kam gjërat aq sa kam por kam fëmijë të jashtëzakonshëm dhe një grua që nuk e braktis për asnjë cmim.Një histori personale për të thënë se jeta vazhdon me ritmet e veta.Një histori për të thënë se një horizont mbyllet dhe një tjetër hapet.Vetëm mendja te arma s’duhet të qëndrojë asnjëherë
Cfarëdo që të ndodhë ka një ligj dhe një dënim nëse jo nga shteti , nga Zoti do vijë një ditë sepse nuk e shmang dot.Jeta është e shtrenjtë.Ajo vlen.Pikërisht jetën s’ka të drejtë t’a cënojë dhe prek askush.Hiqni armët që vrasin dhe bëjnë të vuajnë njerëz.Dikush ik përgjithmonë, dikush kalbet burgjeve.Të gjithë janë humbës kur në fakt mund të ishin triumfatorë vetëm të kishin një gjakftohtësi para se të marrin jetën e dikujt që vlen.
Ne s’mund të ikim në botën tjetër si vrasës sepse zjarri i ferrit do jetë i përjetshëm.Ne s’mund të ikim si vrasës dhe të lëmë në hasmëri familjet tona.Një vrasje prodhon gjithnjë një hakmarrje.