Aktuale
Vendoset ,akciza e dizelit për 3 denarë më shumë prej vitit të ri!
Deputetët e Maqedonisë sot në pjesën e pasdites të seancës së 23-të, me procedurë të shkurtuar i miratuan Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për siguri shëndetësore, Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social dhe Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akcizat, me të cilat akcizat e dizelit do të rriten për 3 denarë për litër, respektivisht nga të deritanishmet 12,1 denarë do të jenë 15,1 denarë për litër.