Aktuale

Shtëpia ”muze” e Qokëve në Ohër (Retro)

Shpëtim Qoku,është një nga të paktit shqiptar të Ohrit ,që me një përkushtim të madh prej vitesh është i fokusuar dhe i lidhur me gjithcka që ka të bëj me të kalurën dhe trashigiminë e shqiptarëve të Strugës dhe Ohrit.Ky fakt të bie në sy menjëherë sa futesh në oborrin e shtëpisë së Qokëve dhe drejtohesh në verandën e saj ku si në një muze të mirëfilltë janë të ekspozuara eksponate të ndryshme që janë përdorur në amvisërit e shqiptarëve të fushgropës së Ohrit para më shumë se 200 vitesh, si dhe shumë relikte të një kohe tjetër.

Gjithashtu, në këtë pjesë të shtëpisë gjenë të ekspozuar edhe modelet e para të radios,televizorit, telefonit dhe ndoshta aparatin më të vjetër fotografikë prodhim i vitit 1909 që ruhet në Maqedoni .Qoku, duke na ofruar mikëpritjen karaktersitike shqiptare tregon se në fillim ka qënë pasioni ai që e ka orientuar drejt ruajtes dhe rehabilitimit të cdo gjëje të vjetër që ka një vlerë për identitetin kombëtar të shqiptarëve.Ndërkohë, ky përkushtim më vonë sic thotë ai falë edhe mbështetjes edhe të familjarëve të tjerë kaloi në një profesion të dytë ,përvec atij të artizanit që prej vitesh e ushtron në Strugë ,ku ka edhe biznesin e tij privatë.Përvec verandës ndjesin se ndodhesh në një ”muze” ta jep edhe brendësia e shtëpisë ,ku me një hijeshi elegante përvec figurës së Skënderbeut dhe shqiponjës dy krenare që e gjenë në forma të ndryshme, janë të ekspozuara edhe shumë punime artizanale të prodhuara para më shumë se 100 vjetësh ,si dhe armë të asaj kohe . Qoku ,tregon se pasioni për të kalurën dhe arkivimin e gjërave të vjetra nuk lidhet vetëm me profesionin e artizanit por është e lidhur me të kalurën e familjes Qoku.Ai nënvizon se përvec makinës ”Olimpia” model i vitit 1939 e prodhuar nga Opeli -gjerman e cila tashmë është një makinë që do të trashëgohet brez pas brezi në familje një pjesë të madhe sic thotë të kësaj pasurie e ka trashëguar nga gjyshi i tij .Ai tregon se gjyshi i tij Arif Qoku ia ka lënë trashëgim aparatin fotografik i prodhuar në vitin 1909 me të cilin sipas tij janë fotografuar edhe momente të rëndësishme të së kalurës së shqiptarëve të Strugës dhe Ohrit dhe shumë gjëra të tjera artizanale të prodhuara në fund të shekullit 19 dhe fillimin e ati 20.Një tjetër trashigimi e cila kalohet nga brezi në brez në familjen Qoku është edhe prodhimi i konjakut më kushte shtëpie.Ai tregon se në kohën e perandorisë otomane të parët e tij kanë pasur prona në afërsi të Selanikut, ku bien në kontakt me prodhuesit francez të konjakut të cilët kanë qënë të interesuar që nga ky qytet të shpërngulen në brendësi të ballkanit për të ngritur një mini fabrikë për prodhimin e kësaj pije.Sic tregon Qoku gjatë kësaj kohe të parët e tij kanë arritur të mësojnë të fshehtat e prodhimit të konjakut nga francezët dhe prej atëherë konjaku për nevojat e familjes është prodhuar sipas këtij recepti nënvizon ai.

Në punishten ku rehabilitohen ”pushtuesit”
Në një pjesë të oborrit të shtëpisë ndodhet punishtja ku Shpëtim Qoku krijon eksponate të ndryshme në skulptur ,pikturë dhe rehabiliton prodhime të ndryshme artizanale .Dikur sipas Qokut kishte një interes më të madh për punimet artizanale ndërsa tani ankohet ai ky intersim është i vogël dhe kryesisht blihen nga turistët dhe mërgimatërt.Ai tregon se është artizani i parë që e futi gjuhën shqipe në punimet artizanale karaktersitike me guacën e liqenit duke e zëvendësuar frazën e njohur për shumë turist ”Pozdrav og Struga në Përshëndetje nga Struga”.Në proces pune Qoku përvec krijimit të një busti të vogël të Nënë Terezës dhe një ornamenti të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte në proces edhe rehabilitimin e helmetave ushtarake të ushtrive të cilat kanë ardhur si pushtues në tokat e shqiptarëve .Në morinë e helmetave ushtarake të ushtrive ballkanike dhe europiane që janë ndeshur në këto anë në luftën e parë dhe të dytë botërore Qoku vecon atë të ushtrisë amerikane e cila ka ardhur për të ndihmuar në dallim prej ushtrive të tjera që kanë ardhur si pushtues .”Historia e helmetës amerikane është interesante sepse është fakt i njohur që trupat ameriakane në luftën e dytë nuk kanë qënë aktive në këtë pjesë të ballkanit .Kjo helmetë është gjendur në malin Karaorman në afërsi të fshatit Dollogozhdë të Strugës dhe me shumë gjasë ka rënë nga ajri gjatë një misioni që forcat ameriakane kanë ndërmarr në ndihmë të partizanëve.Të gjitha këto helmeta do të rehabilitohen dhe do të kthehen në gjendjen e parë si një rikujtim për të kalurën e zymtë që ka kaluar shqipatrët si një kombë i vogël ”thotë ai.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button