Ziadin Sela pasi takimit me mërgimtarët në Zvicër,niset drejt Amerikës
Kryetari i Aleancës për Shqiptarë,Ziadin Sela sot në mesditë ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do qëndroj deri në mes të dhjetorit.
Sela do jet mysafir i lobit Shqiptaro Amerikan pët festën e 28 Nëntorit(festës së Flamurit), informon INA.Ndërkohë gjatë këtij itinerari mëson Strugalajm.com Ziadin Sela është ndalur në Zvicër ku të shtunën mbrëma ka realizuar një takim të zgjeruar me mërgimtarët shqiptar në këtë shtet.
Siç bëhet e ditur janë planifikuar edhe takime me kongresmenë Amerikan dhe figura të rëndësishme politike.
Sela sot nga Kuvendi direkt ka shkuar në Aeroport dhe ka arritur në kohë për të kapur fluturimin fal intervenimit të Kryetarit të Kuvendit i cili ka siguruar përcjellje të policis me qëllim të arritjes në kohë pasiqë më parë Talat Xhaferi e kishte lutur Selën që të qëndroj në Kuvend për të votuar rendin e ditës meqë nuk ka pasur kuorum.
Për udhëtimin e tij në ShBA Sela e kishte njoftuar Kuvendin shumë më herët,prandaj shpekulimet e disa portaleve lidhur me votimin e sotëm në Kuvendë janë shpekulime të dala nga ,,kazani mediatik” i disa qarqeve politike me tendencë dhe qëllimkqija, kanë thënë për INA nga ASH.