Ulqinin e fiton koalicioni i kryesuar nga Dritan Abazoviç

Indeks Online Logo

Lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa  Demokratët 2 mandate.

“Fitore bindëse. Fituam 43%”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

“Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave paraprake të koalicionit “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA), lista ka fituar 15 mandate në zgjedhjet lokale në Ulqin.StrugaLajm

Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate.

In : Aktuale

Loading...
loading...