UNESCO vendosi: Edhe dy vjet afat për Maqedoninë që ti përmbush rekomandimet për liqenin e Ohrit

UNESCO i dha Maqedonia së Veriut dhe Shqipërisë edhe dy vite që të veprojnë sipas rekomandimeve që i kanë propozuar në mënyrë që të shmanget vendosja e rajonit të Ohrit në listën e zezë “Pasuri kulturore dhe natyrore botërore në rrezik”. Përveç kësaj, Maqedonisë dhe Shqipërisë i kërkohet që deri më 1 shkurt 2023, para Qendrës për trashëgimi kulturore të dorëzojnë raport të përbashkët për gjendjen e rajonit, duke përfshirë edhe raport për përparimin e arritur në zbatimin e vërejtjeve.

Ditë më parë shoqata Ekologjike e Qytetarëve “Fronti 21/42” i paraqiti një letër Komitetit të Trashëgimisë Botërore, mbështetur nga 18 organizata të Maqedonisë dhe 15 të Shqipërisë me një thirrje për përfshirjen e rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Siç thonë, nuk është pasojë e luftës ose katastrofës natyrore, por rezultat i menaxhimit të trashëgimisë nga qeveritë lokale dhe qendrore të të dyja vendeve.

“Kërkojmë nga komisioni ta përfshijë rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik dhe gjithashtu të dërgojë një mesazh të fuqishëm për mos përmirësimin e aktiviteteve dhe jo aktivitetet të dy qeverive tona në lidhje me mbrojtjen e rajonit të Ohrit, konkretisht ata kanë vazhduar në rrugën e njëjtë e cila e solli rajonin në këtë situatë të keqe si deri më tani. Ne jemi të vetëdijshëm se ajo rrugë na dërgon në humbjen e plotë të Trashëgimisë Botërore që i takon gjithë shtetit dhe gjithë gjeneratave të ardhshme”.StrugaLajm

Organizatat vlerësojnë se Ohri duhej të shpallej në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, ndoshta kjo do të sillte një angazhim më serioz në mbrojte të rajonit të Ohrit.StrugaLajm

“Raporti ndaj përfaqësuesve civil, ndaj vëzhguesve është pasqyrë e sjelljes ndaj trashëgimisë botërore. Përderisa elita mendon se mund të na e mbyll gojën që në mënyrë të papenguar të shkatërrojë pasuritë, vetëm na e përforcon motivimin dhe vendosmërinë që ta kthejmë udhëheqjen në duart tona. Po vjen një cunami me rini të sinqertë, kompetente që do të largojnë përgjithmonë parazitët nga pozitat me fuqi për vendimmarrje. Rajoni i Ohrit dhe trashëgimitë në mbarë botën nuk meritojnë asgjë më pak se luftë pa kompromis dhe të vazhduar. Ne NUK do të heqim dorë”.

Tridhjetekatër organizata shprehin shqetësim për situatën në rajonin e Ohrit, e cila, siç thonë ata, nuk është pasojë e luftës ose katastrofës natyrore, por arsyet më të zakonshme për vlerat e shkatërruara dhe deklarimin e trashëgimisë botërore të rrezikuar janë një rezultat i menaxhimit të trashëgimisë nga qeveritë lokale dhe qendrore të të dyja vendeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...