Universiteti Ndërkombëtar në Strugë demanton Aleancën ose Aleancën. Kush jeni ???

 

Të nderuar qytetar të Strugës, të nderuar student, prindër dhe profesor të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Sonte me indinjim refuzojme përfshirjen e UNS në fushatën politike në R.e Maqedonisë. Duke u nisur nga kjo gjë Universiteti Ndërkombëtar në Strugë veproj sipas kodeksit etik duke mos përfshirë asnjë nga kandidatët politikë që janë duke garuar që të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së nëntë të studentëve të UNS. Senati i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë i fton të gjithë studentët, të gjithë prinderit, që ta dënojnë këtë politik manipulative e bërë nga këta “ordinërë”, të cilët rrugën e vetme që ju kanë mundësuar struganëve dhe qytetarëve të Strugës janë rrugët që çojnë në kriminalitet, vrasje, hakmarrje e ngjashëm. Vet lideri i tyre theksoj që rrugët e shqiptarëve janë drejtë burgjeve. Ndërkohë që rrugët që Universiteti Ndërkombëtar në Strugë po hap gjatë këtyre viteve të funksionimit janë drejt dijes dhe arsimimit të të rinjëve. Të nderuar qytetar të Strugës, të nderuar student dhe prindër, bëjmë thirrje që të dënojmë këtë politikë manipulatore dhe shpifëse e cila ka për qëllim vetëm marrjen e votës tuaj dhe vazhdimin e pasurimit të tyre. Puna dhe aktiviteti kryesor i Aleancës për Shqiptarët ka qënë hapja e Kazinove dhe lojërave të fatit, ku Strugës i kanë lënë rrugët plotë me kazino, e që çojnë të rinjtë të humbasin shpresën për të jetuar dhe prishin familje, e ne si universitet në krahasim me këtë subjekt politik kemi bërë rrugët që çojnë të rinjtë drejtë progresit dhe dijes. Ndërkohë duam që të njoftojmë qytetarët e Strugës që të shohin në dokumentin e mëposhtëm se sa para ka paguar Universiteti Ndërkombëtar në Strugë në emër të komunës. Të cilin dokument e vërteton vet kryetari i Komunës ose Turisti Ziadin Sela me dokumentin që ka firmosur. Ndërsa ju të nderuar qytetar ju ftojmë që të bindeni me fakte dhe jo me shpifjet që bënë Ziadin Sela me shokët e tij. Ne fund pyesim Ziadin Selën të dëshmoj me dokument se sa para ka paguar ai vet për ndērtimin e shtëpisë së tij, të ndërtiuar në f.Livadhi, lidhur me pagesat në emër të Komunaleve. Presim përgjigje. Ju faleminderit .

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...