Urime Dardani!

Urime Dardani!

Lebit MurtishiStrugaLajm

Ndodhi historia që dukej aq larg dhe vështirë e arritshme, ndodhi ajo që ndodh vetëm me popuj që duan Atdheun më shumë se veten e tyre, ndodhi ajo që ndodh vetëm me popuj që vënë interesat e Atdheut përpara interesave të tyre… Kjo histori spektakolare për kohēn që jetojmë, më shumē se ,,luftë” për ndryshime pushtetarësh, është një mësim që s’duhet ta harrojnë as ,,fituesit” as ,,humbësit”, as ata që shkojnë në opozitë për shkaqe të njohura, që janë thënë e shkruar mijëra herë, as ata që do marrin pushtetin që nesër në mëngjes. StrugaLajm

Kjo histori ka një mesazh për të dyja palët: ,, Humbēsi” duhet të kuptojë gjer ku i ka kufijtë durimi i popullit dhe të kuptojë se ndëshkimin e mori nga veprat e veta dhe jo nga populli. Ndērsa ,,fituesi” duhet të kuptojë se s’është ai që bën ndryshime të mēdha, tē kuptojë se është fuqia e popullit të zhgënjyer ajo bën ndryshime të mëdha: të kuptojë se është dorë e popullit ajo që të ngre veshin kur humbet rrugën, dhe është po ajo dorë që të përkëdhel faqet kur sheh që ecë në rrugë të drejtë…Urime, të gjithë atyre që i thanē po ndryshimeve, urime dhe suksese në punë, të gjithë atyre që do përballen që nesër me sfidat që mbajnë emrin Kosovë!..

In : Aktuale

Loading...
loading...