URIME PËR KËTË DITË TË KTHESËS SË MADHE


Me rastin e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër i Republikës së Kosovës, në adresë të tij po arrijnë telegrame të shumta urimi.


Duke i shprehur dëshirat e sinqerta për një fillim të mbarë, edhe Mamer Seferi, një prej personaliteteve të shquara të çështjes shqiptare, i cili një kohë të gjatë veproi në Diasporë, ka uruar z.Kurti, të cilit i ka uruar që dita e sotme të mos shënojë vetëm fillimin e mbarë për z.Kurtin si kryeministër i Kosovës, por edhe edhe si ditë e kthesës së madhe, ku vendoset kufiri në mes dy epokave që përkufizojnë diferencën në shtetndërtim dhe politikbërje.
Ja urimi i plotë i z. Mamer Seferi:
“I nderuar Kryeministr i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Më lejoni që të shprehu urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj në një nga postet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, aty ku me të drejtë pritet të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara.
Kosova më në fund po bëhet me një Qeveri të dinjitetshme, kurse ardhja juaj në krye të saj shpreh optimizmin e miliona shqiptarëve të cilët një kohë bukur të gjatë kishin pritur këtë ditë të bardhë.
Unë një kohë të gjatë kam jetuar dhe vepruar në diasporë, fillimisht në Australi, pastaj në Danimarkë dhe gjatë gjithë kohës kam qenë pjesë e angazhimeve dhe përpjekjeve për sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Në momente e vende të caktuara edhe na u janë pikëtakuar rrugët e atdhetarisë, dhe për këtë ndjehem tejet i lumtur.
Ardhja juaj në krye të Qeverisë së Kosovës është vazhdimësi i sakrificës sonë të përbashkët për një ardhmëri më ti mirë për brezat e tashëm dhe ata që do të vijnë pas nesh dhe sidomos është pjesë e pandarë e rezistencës politike e ushtarake të popullit tonë për ta fituar lirinë që e gëzojmë sot.

Uroj që dita e sotme të mos shënojë vetëm fillimin e mbarë për Ju si kryeministër i Kosovës, por edhe edhe si ditë e kthesës së madhe, ku vendoset kufiri në mes dy epokave që përkufizojnë diferencën në shtetndërtim dhe politikbërje.
Urime dhe mbarësi!”, thuhet në urimin z. Seferi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...