Aktuale

Vait Ajro,favoritë për të marr drejtimin e ‘’Proaqua-s’’ në Strugë

Vait Ajro me gjasë do të jetë drejtori i ardhshëm e Ndërmarrjes ‘’Proaqua’’në Strugë mëson Strugalajm.com nga burime jozyrtare.Në garë për ta marr këtë post kanë qënë edhe disa emra të tjerë por më i favorizuari ëshrë Vait Ajro.Ajro pritet të marr postin e drejtorit të ‘’Proaqua’’pas emërimit të Drejtorit Gjeneral të Proaqua në Ohër i cili duhet të nënshkrue emërimin e Ajros. Ndërrmarrja publike ndërkomunale e ujësjellësit dhe kanalizimit”Proaqua” është themeluar nga komuna e Ohrit dhe Strugës me seli në Strugë që për drejtor gjeneral ka gjithmon kuadër të propozuar nga Komuna e Ohrit për të cilin pëlqim duhet të jap edhe krytari i komunës së Strugës sipas statutit organic të saj. Ndërrmarrja Proaqua ka disa vite që ballafaqohet më vështirësi të theksuara financiare dhe me detyrime të mëdha ndaj kredidhënsve dhe EVN-së,situatë e cila ka rezultuar me vështirësi të mëdha në dhënien e rrogave për të punësuarit.Kjo situatë e rëndë ka detyruar menaxhmentin e kësaj ndërrmarrje që pothuajse cdo vit një pjesë të punëtorëve t’i dergojnë në pushim të detyruar me qëllim që të përmisoj situatën financiare e cila në vazhdimësi prej vitesh është para kolapsit .Ndërkohë, dy pushtetet vendore si ai i Ohrit dhe Strugës në vazhdimsi kanë kërkuar që ndërrmarrja e përbashkët ndërkomunale’’Proaqua’’ të ndahet jurdikisht ndërmjet dy komunave por kjo kërkesë e përsëritur nuk ka gjetur mbështetjen në ministrin e financës për arsye të kredisë disamiljonshe në euro që ndërrmarrja ka marr në një bank ndërkombëtare.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button