BDI lobon që PDSH të jetë pjesë e Qeverisë,kundërshtohet nga një pjesë e LSDM-së

PDSH nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me rikonstruimin e ri që do të ndodhë pas kthimit të kryeministrit Zoran Zaev nga Sllovenia. Kjo bëhet e ditur nga burime qeveritare, të cilat theksojnë për INA se Zaev për momentin nuk planifikon që të zgjeroj kabinetin qeveritar dhe partnerët e koalicionit, por duke lënë të hapur këtë mundësi për të ardhmen.

Ky veprim i Zaevit vjen pas sinjaleve të Lëvizjes BESA se do të përkrahë çdo projekt që lidhet me integrimet euroatlantike dhe zhvillimet e tjera reformuese në vend. Nga ana tjetër, BDI deri ditëve të fundit ka bërë përpjekje që PDSH të vjen në vend të ASH në Qeveri, por ky opsion si duket nuk është pranuar nga Zaevi.

Në LSDM ka pasur kundërshtime të brendshme që PDSH të mos jetë pjesë e Qeverisë dhe kjo ka ardhur nga përfaqësuesit e lartë shqiptarë në këtë parti.StrugaLajm

Derisa Zaev ka theksuar se nuk ka biseduar me PDSH për mundësinë e përfshirjes së tyre në Qeveri, nga partia e Menduh Thaçi ka vazhduar heshtja duke mos u deklaruar se çfarë do të ndodhë në këtë drejtim. Përfaqësues të kësaj partie kanë bërë të ditur se së shpejti do të dalin me qëndrimin e tyre pas një mbledhje të caktuar të Kuvendit qendror dhe kryesisë partiake.

In : Aktuale

Loading...
loading...