Vdes edhe një i burgosur i Idrizovës

Banori i Manastirit D.B (39) i cili ka vuajtur dënim me burg në INP “Idrizovë” mbrëmë ka vdekur në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku është sjellë pasi i është përkeqësuar gjendja derisa ka qenë në qeli.

Ai me automjetin e Ndihmës së shpejtë nga burgu në Idrizovë është transferuar në Klinikën për Toksikologji në Shkup, ku pas një kohe të shkurtër pas arritjes ka vdekur.

D.B në Institucionin Ndëshkues Përmirësues “Idrizovë” ka qenë nga 3 shtatori i vitit 2014, ndërsa ka qenë i dënuar me burg prej tre vjetëve e shtatë muajve.StrugaLajm

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.

In : Aktuale

Loading...
loading...