Vdes një i burgosur nga Maqedonia e Veriut në Zvicër

Një i burgosur u gjet i vdekur të hënën në mëngjes në institucionin korrektues Realta në Cazis në Graubünden të Zvicrës. Shtetasi 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u zbulua nga një punonjës i institucionit gjatë një inspektimi të rregullt, siç njoftoi të martën Policia e Kantonit Graubünden, përcjell Shtegu.

“Shkaku dhe koha e vdekjes janë objekt i hetimit nga policia e kantonit, në bashkëpunim me prokurorin publik”, tha zëdhënësi i policisë Markus ëalser, kur u pyet nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA. Në lidhje me vdekjn, ai nuk dha ndonjë informacion të mëtejshëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...