Vdesin tre foshnja të posalindura në Klinikën e Shkupit

Vdesin tre foshnje të posalindura nga rrethina e Tetovës në rrethana misterioze në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.Ditën e hënë në mbrëmje nëna shtatzënë fëmijve është hospitalizuar në Klinikën gjinekologjike të Shkupit dhe rreth mesnatës pas një intervenimi kirurgjik lind tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mënjëherë pas lindjes, janë ftuar familjarët që të vizitojnë fëmijët duke i’u thënë se ata janë në gjendje vitale.Ditën e nesërme familjarët nga mjekët kujdestarë kanë dëgjuar fjalë se në klinikë nuk ka numër të mjaftueshëm të inkubatorëve duke i’u sugjeruar atyre ti marrin fëmijët dhe t’i dërgojnë diku tjetër.

Deri në orët e mbrëmjes familjarëve i’u është thënë se fëmijët janë nën përkujdesje maksimale janë vital dhe të gjallë. Rreth orës 22 të mbrëmjes familjarët informohen në mënyrë të befasueshme se tre fëmijët e posalindur kanë ndërruar jetë si rezultat i një sindromi të frymëmarrjes.

Pse 24 orë mjekët kanë deklaruar se fëmijët janë vital, në gjendje të mire shëndetësore  dhe në një moment informojnë të afërmit se ata kanë ndërruar jetë?!StrugaLajm

A është e vërtetë se në repartin në fjalë ka mungesë të inkubatorëve?!

A është e vërtetë se Klinika e Pediatrisë nuk ka shprehur dëshirë t’i pranojë këto foshnje duke marrë parasysh numrin e madh të lindjeve dhe mungesën e inkubatorëve në repartin e Gjinekologjisë?StrugaLajm

Rasti tashmë është alarmuar.Ministria  e Shëndetësisë urgjentisht duhet të bëjë revizion dhe kontroll të brendshëm për veprimin e stafit të repartit të gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme ku vdesin tre foshnjet  e një nëne e cila për herë të parë pas 17 viteve lind.

Ky rast duhet shqyrtuar mirë, të vërtetohet përgjegjësia dhe kryerësit eventual të përgjigjen para ligjit, me qëllim që tu jepet shansi nënave të tjera për lindje normale dhe fëmijë të shëndoshë.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...