VELESHTA dhe ARSIMIMI !

Sabaudin Zhuta

Në vazhdë të muajit të shejtë të kombit, të nëntorit të MADH , të Flamurit , të Pavarsisé së shtetit , të Alfabetit etj. të rikujtojmë ca nga ata që mbollën pemët që sot ne ti shijojm frutat !
– Ernest Koliqi ishte një nga ato vizionarë që shpërndau mësuesit e parë në të gjitha trevat shqiptare.
– Mësuesit e parë në Veleshten time erdhen nga Normalja e Elbasanit.
– Abetaret e para ( nga Manastiri i alfabetit ), në Veleshtë i sollen dy rilindasit : Fejzi Vinca e Dalip Zhuta ! Këtu fillon rruga e shkronjave shqipe ! Arsimi është vlerë univerzale dhe veleshtarët i kapen shpejt këto vlera !
Ky fshat dha kaq shum kontribut për të arsimuar e për ti shërbyer kombit !
Ata edhe sot bëjnë maksimumin për këto ideale !
Nga gjiri i saj , sot ka një armatë intelektualësh të profileve nga më të ndryshëm dhe të cilët me përkushtim, me nder e me profesionalizëm rrezatojnë kudo që ndodhen, me fisnikëri e patriotizëm të mbjellur në vatren e kësaj shkolle, si dhe trashigimija veleshtare për atdhedashuri nga të parët e tyre !
– Jam shum krenar që hapat e mija të para, nisen në këtë tempull të dritës së diturisë. Rrugëtimi im ishte i gjatë, por kudoqë eca shikimi m,ishte fiksuar te toka aty ku më ka ra koka !
S.Zh.
(Foto; shkolla dhe pamje nga lartë të Veleshtes , sot !)
– Bashkësia Lokale në Veleshtë në bashkëpunim me Komunën e Strugës, për hir të 107 vjetorit të alfabetit shqip kanë ngjyrosur shkollën fillore në Veleshtë, por aktivitete të tilla do vazhdojnë edhe në të ardhmen !
Shpersojm që projekte të tilla të ndodhin edhe nëpër vendbanime të tjera të Strugës e më gjërë !StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...