VENDIMI PËR TARGAT DHE KOSOVA

Xhevdet Nasufi

Kosova dhe shqiptarët me shekuj janë munduar, denigruar, syrgjynosur,vrarë dhe gjenociduar për shtetin e pavarur.Si i burgosur politik, e kam kuptuar mirë këtë sistem inkriminues serb, mu ashtu si shumë gjenerata të tjera. Vendimi i Kosovës për të mos e shtyrë afatin e ndryshimit të targave të vjetra konform rregullave shtetrore të Kosovës,sa është i drejtë dhe në përputhje me shtetësinë,është edhe në mosmarëveshje me mikun që nuk ka alternativë. Akti për të mos e shtyrë afatin e konvertimit të targave ka mjaft kohezion me shtetin e Kosovës,por ka edhe mosmarveshje me Amerikën, që realisht ka mjaft autorsi për pavarsinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës,për sigurinë e saj ( do sygjeroja për këtë të kujtojm deklaraten e Presidentit Bush, por më parë kujtimet e Wesley Clark,komandantit të NATO-s gjatë suleve ajrore kundër Serbisë).
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për një nëntorin,në sensin politik-kombëtar, është ndjesi kulmore shtetërore,ama në interpretimin pragmatik,mungesë e ndjesisë për gjeostrategjinë përëndimore,veçmas SHBA me të cilën Kosova domosdoshëm duhet ti marë bashkas të gjitha vendimet e mëdha me Serbinë.
Kuptohet,shqiptarët shqetsohen ndjeshëm për mosmarveshje të politikanëve të tyre me SHBA.Paralelë me këtë, fakt është edhe konstatimi: SHBA marëdhëniet strategjike, përfshi edhe ato me shqiptarët nuk i ndërtojnë në bazë të precedenteve,por perkushtimit plebishitar qytetar.Andaj,kjo histori mosmarveshje nuk duhet të alarmohet skajshëm,apo të ngrihet panikë joreale . Sidoqoft,në konsideratë të të thënmes, nganjëherë më mençuri është të përmirsohet edhe diçka e mirë, se sa të efektoj e njejta dëmshëm.
Pas gjithë kësaj storie bardh e zi, duhet konstatuar se në veçanti Europa edhe më intenzivisht po e ledhaton Serbinë. Është e patelorueshme që në Ballkanin e trazuar edhe në këtë kohë të tolerohen veprimet antikosovare,antiballkanase dhe antipërëndimore të Serbisë. Kjo qart u vërejt edhe nga mbledhja e fundit e Këshillit për Siguri të Serbisë,kur u dëgjuan krcnime të hapura kundër Kosovës dhe integritetit të saj,ama edhe kundërshti e hapur ndaj përëndimit,politikave strategjike të saj.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...