Verushevski: Koka e përgjimeve ka qenë Gruevski dhe jo Mijallkov

Zoran Verushevski, ish kundërzbuluesi dhe këshilltari aktual për siguri i kryeministrit Zoran Zaev, në seancën e sotme vazhdoi t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë lidhur me përgjimet ilegale në DSK, transmeton Zhurnal.

Nga dëshmia e tij mund të vërtetohet se Vreushevski në një mënyrë po e amniston të akuzuarin Sasho Mijallkov, gjegjësisht sipas tij, truri i përgjimit ilegal ka qenë ish kryeministri Nikolla Gruevski.

“PSP në këtë lëndë ka bërë ndryshim krucial të personit që duheshte të jetë i akuzuari i parë, e tani është në ikje në Hungari. Thelbi i këtij dokumentacioni është krijuar nga ai që ka patur më tepër benefite. Kyçe janë ambicjet e atij personi që ka patur atë dëshirë patologjike të mbajë pushtetin me çdo çmim”, tha Verushevski.StrugaLajm

Ai përpos Gruevskit i ceku edhe dy personat në ikje në Greqi, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.StrugaLajm

“Lëshim serioz i PSP-së është që nuk sigurojë këtë njeri në seancë, por edhe në shtet. Me padurim e pres rezultatin nga hetimi për ikjen e Gruevskit. Jam i sigurtë që nëse kam fuqi të thërras dy personat që ikën në Greqi, atëherë do ta kuptojmë gjithë të vërtetën për këtë rast”, tha Verushevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...