Veteranët e Arsimit Shqip në Strugë japin propozime konkrete për fillimin e vitit shkollor

Kumtesë

Shoqata e Pensionistëve të Arsimit Shqip-  Strugë ,

  Sot paraqitet me Kumtesë  për  opinionin e gjërë rreth  situatës së krijuar nga Kovid 19 , për fillimin e vitit shkollor 2020/2021.

 Shoqata e lartëpërmendur  në konsultimin e mbajtur  para disa ditësh në lidhje me protokolet e propozuara nga MASH, MSH dhe Komisioni për sëmundje Infektive  është e mendimit se propozimi i Institucioneve të përmendura  më lartë duhet të përmbahet dhe të ketë përkrahje  nga të gjithë.

    Kryesia e Shoqatës , anëtarët e së cilës janë pedogogë, mësues  dhe edukatorë me përvojë  të gjatë në lëmën e arsimit përkrahin propozimin që nxënësit  e ciklit të ultë fillor deri në klasën e tretë të ndjekin mësimin nëpër shkolla, pra të jenë prezent në proçesin arsimor nëpër klasa . Mendojmë se  nëpër shkolla ka kushte  adekuate për një proçes të këtillë . Njëherit  në mendojmë se  do të jetë shumë më e dobishme për  nxënësit e klasave të gjashta dhe të viteve të para  të arsimit të mesëm, mësimi të ndiqet nëper shkolla. Jemi të mendimit se nxënësit e klasës së gjashtë dhe të viteve të para të shkollës së  mesme kanë nevojë të njihen me ambientet shkollore , me mësimdhënësit dhe në përgjithësi  të ambientizohen, sepse ky është viti i parë për ata. Edhe mësimdhënësit  do ta kenë më lehtë të njihen me nxënësit  në mënyrë direkte dhe jo përmes  internetit .     Besojmë  se nëpër shumë shkolla ka kushte për organizim të këtillë, sepse klasët tjera ( kl.7, 8 , dhe 9 si dhe vitet e dyta , treta dhe të katërta) mësimin do ta ndjekin nga distanca.

     E tërë kjo mund të arrihet nëse  u përmbahemi  rregullave kryesore për të luftuar Kovid 19 ,  që do të thotë   shkollat të jenë të përgatitura në maksimum  për sa i përket higjienës, të mundësoj larje të duarve për nxënësit  disa herë brenda orarit  mësimor, të organizojnë  pushimin  me grupe , të caktojnë personel të veçantë për mbajtjen e mjeteve për dezinfektim dhe normalisht çdo nxënës të përdor  maskë dhe doreza . Nuk duhet harruar as edhe distanca ndërmjet bangave shkollore  . Kjo mund të organizohet në dy muajt e parë të vitit shkollor pa probleme , sepse koha është  e ngrohtë dhe ajrosja e klasave nuk paraqet kurrfarë problemi. Mund të organizohet mësim edhe në ambientet jashtë shkollore.   Nëse e njëjta paraqet problem në muajt vijues  MASH  do ta ndjek  situatën  dhe do të propozoj  masa të tjera, të cilat në     rradhë të parë duhet  të orientohen  drejt ruajtjes  së shëndetit të nxënësve, që është më primare  në  këto çaste të vështira.  Ne gjithashtu mendojmë se kjo  çështje që  të realizohet me sukses dhe pa pasoja negative është mirë që për përpilimin e mënyrës së organizimit të proçesit edukativo arsimor nëpër shkollat e komunes së Strugës   të konsultohen Këshillat e prindërve  nëpër shkolla, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme si dhe të gjithë faktorët tjerë përgjegjës  për  ruajtje nga  Virusi që për çdo ditë  merr  jetë njerëzish.StrugaLajm

   Kemi qënë me dekada bartës të proçesit edukativo arsimor , me dekada kemi edukuar gjeneratat e reja , prandaj  edhe tani  e  ndjekim me  vëmendje këtë çështje të dhimbëshme për arsimin në tërësi.

 Strugë,20.08.2020                                                                              Shoq. e Pens. të Arsimit Shqip  Strugë

                                                                                                                     Kryetar :  Resul  Bekteshi

In : Aktuale

Loading...
loading...