Viagra po i vret meshkujt

19 persona thuhet të kenë vdekur gjatë vitit të kaluar si pasojë e drogës së njohur si ‘Viagra’. Ndërkohë në bazë të të dhënave të fundit nga Agjencia Rregullatore e produkteve farmaceutike përgjatë këtij viti janë aktualisht shtatë viktima nga po e njëjti produkt në Britani të Madhe.

Britani u bë vendi i parë në botë që lejoj blerjen e pilulës pa recetë të mjekut në muajin mars. Shumica e vdekjeve thuhet të jenë shkaktuar si pasojë e probleme kardiake. Shitjet e Viagrës thuhet se janë kërcënim për 60% pasi farmacistët kanë aftësinë që të shpërndajnë pilulën tek të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç.StrugaLajm

Që nga 1998, 166 vdekje janë regjistruar lidhur me këtë kurse 824 raste të tjera me efekte anësore. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte në vitin 1999, me 44 prej tyre. Efektet anësore të Viagrës përfshijnë çështjet gastrointestinale, pamjen e paqartë, çrregullimet e sistemit nervor dhe problemet e frymëmarrjes.StrugaLajm

Shumica e të prekurve kanë qenë bura të moshës 50 deri në 60 vjeç. Ekspertët kanë bërë të ditur se shumica e personave po blejnë Viagra për të ndriçuar jetën e tyre seksuale, më tepër se për çdo nevojë tjetër mjekësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...