Video dhe fotografi pornografike me përmbajtje eksplicite me gra dhe vajza nga Gjevgjelia dhe rrethina ndahen në mesazhe përmes Viberit dhe Mesinxherit. Rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku po veprohet rreth tij.
Klipet dhe fotot eksplicite arritën në redaksinë e “Slloboden peçat”, i cili e denoncoi rastin në Ministrinë e Brendshme.
Nga MPB-ja konfirmuan për MEDIAL-n se rasti është raportuar dhe se po veprohet rreth tij, por theksuan se sipas informacioneve të deritanishme, ky nuk është rast i ngjashëm me “Dhomën publike”, e cila u paraqit në opinion në fillim të vitit.
MEDIAL kërkoi përgjigje nga policia e Gjevgjelisë, ku ata treguan se ishin të informuar dhe se po i zbulonin informacionet dhe ende po përcaktonin se për çfarë bëhet fjalë. mb/