Viti 1996 – Ziadin Sela shfaqet si valltar, me veshje kombëtare kërcen “Foleja e Shqiponjës”

Pamje ekskluzive të para 25 viteve – Ziadin Sela me veshje kombëtare duke vallëzuar “Foleja e Shqiponjave”

Në Strugë e njohin edhe për të kënduarit në mbrëmje të ndryshme apo edhe ahengje familjare. E kemi parë edhe duke i rënë kitarës.

SHKA Drita

Sot, in7 iu sjell pamje të para 24 viteve. Në festivalin “Këngë Jeho” të vitit 1996, Ziadin Sela shfaqet si valltar i SHKA “Drita” nga Livadhia. Në vallen që po e tregojmë për ju e që titullohet “Foleja e Shqiponjave”, Sela luan përkrahë vëllait të tij, Ramiut, i cili aktualisht jeton në SHBA.StrugaLajm

Ziadin dhe Rami Sela 1996

SHKA Drita nga Livadhia njihet si një nga grupet më elitare të kohës, me shumë çmime dhe valle origjinale që edhe në ditët e sotme po luhen dhe vihen në skenë edhe nga grupe tjera.
Vallet e dala në skenë, ku luan edhe Ziadin Sela, janë krijuar nga legjenda e valleve popullore shqipe, Panajot Kanaçi. Ndërsa pas tij, me SHKA Drita ka punuar edhe mjeshtri tjetër dhe pasardhësi i Panajot Kanaçit, i madhi Rexhep Çeliku./in7.tv/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...