Vjen lajmi i madh për Ballkanin,3.3 miliardë euro ndau KE

Komisioni Evropiani njoftoi për një ndihmë financiare të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane të Investimeve në vlerë mbi 3.3 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndihmë e cila synon të adresojë nevojat emergjente shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga COVID-19, si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ndihma financiare bëhet me qëllim të tejkalimit të krizës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike pas përfundimit të COVID-19.

“Përtej kësaj, do të vazhdojmë ta mbështesim rajonin, përfshirë reformat e nevojshme në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi rimëkëmbja do të jetë efektive vetëm nëse vendet vazhdojnë t’i përmbushin zotimet e tyre,” tha Ursula von der Leyen.

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha se BE-ja do të vazhdojë me përgatitjen e një Plani Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin, në mënyrë që të trajtohet ndikimi i rëndë socio-ekonomik i krizës, të modernizohen ekonomitë e rajonit, të mbështeten reformat dhe të fillojë mbyllja e hendekut zhvillimor, duke i sjellë kështu më shpejt përfitimet konkrete për qytetarët.StrugaLajm

Pakoja e ndihmës financiare të BE-së prej më shumë se 3.3 miliardë eurosh përfshin rialokime prej 38 milionë eurosh për mbështetje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë nga Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit, veçanërisht përmes sigurimit të furnizimeve thelbësore që shpëtojnë jetë, siç janë pajisjet personale mbrojtëse, maskat dhe ventilatorët; 389 milionë euro për të adresuar nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike dhe një paketë të riaktivizimit ekonomik prej 455 milionë eurosh, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Këtu përfshihet edhe një propozim për 750 milionë euro të Ndihmës Makro-Financiare dhe një paketë e ndihmës prej 1.7 miliardë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve.StrugaLajm

BE-ja po siguron edhe ndihmë të menjëhershme humanitare për refugjatët dhe migrantët e cenueshëm në masën prej 4.5 milionë eurosh, si dhe 8 milionë euro për të adresuar nevojat e ngutshme në kampet e migrantëve në mbarë rajonin.

Si rezultat i shpërthimit të koronavirusit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë aktivizuar edhe Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (UCPM) dhe tashmë kanë filluar të marrin ndihmë përmes dërgimit të pajisjeve dhe riatdhesimit të qytetarëve nga shtetet anëtare të UCPM-së dhe shtetet pjesëmarrëse.

Për më tepër, marrë parasysh perspektivën e tyre evropiane, BE-ja po i trajton vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të privilegjuar, duke u dhënë mundësinë e qasjes në shumë iniciativa dhe instrumente të rezervuara për shtetet anëtare të BE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...